Alban Ramosaj, mjaft i pëlqyer si këngëtar por dhe për look-un e tij, është shfaqur ndryshe kësaj here. Pas suksesit që shënoi me këngën “Aurora”, ai vijon me impenjimin tek spektakli “Dance With Me”, edicioni i të cilit është drejt fundit.
Megjithatë nuk i harron ndjekësit e tij, me të cilët ndan momente të ndryshme. E kësaj here, duket se ka vendosur të sfidojë të ftohtin.
Pavarësisht se i ftohti siberian është bërë shkak për ulje drastike temperaturash, ai nuk ka ftohtë.
Këtë e ka treguar më së mirë përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram”.
“I can’t feel the cold” shkruan Alban Ramosaj përbri fotos ku shfaqet topless. I guximshëm!