Alban Skënderaj ka surprizuar sot një fanse të tij 62-vjeçare, Minerva Lakrori e cila luante përballë valixheve me lekë në “Dilema Deal or no Deal” me Eno Popin.
Kur në sfond iu vendos kënga e Albanit, Minerva reagoi: “Albani? Aiii këtë ma lërë në sfond tërë kohën. E dua shumë. E dëgjoj gjithë kohën”.
Papritur Albani u shfaq në ekran dhe i dërgoi një mesazh Minervës. Reagimi i saj ishte i paparë duke u habitur pa masë e duke thirrur: “Albano o shpirt”.
“Minerva faleminderit shumë që dëgjon dhe vlerëson muzikën time. Unë shpresoj që të të ketë ndihmuar disi në jetën tënde për të të lehtësuar në sfidat e jetës. E vetmja këshillë që mund të të jap është që ndiq instiktin tënd, ndiq zemrën tënde”, i tha Albani Minervës.