Moderatorja Albana Osmani ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto në të cilën ka kujtuar veten dhe kolegun e saj Ledion Liço, në kohën kur të dy ishin pjesë e stafit të emisionit Select. Të dy duken më të rinj.
“Grupi i “Top Select” duke kënduar këngën “Valsi i lumturisë” 10 vite më parë”, shkruan Osmani duke u ndjerë nostalgjike për ato kohë. Ndonëse kanë kaluar shumë vite ajo vijon të jetë në formë mjaft të mirë fizike dhe mesa duket shoqëria midis tyre vazhdon. (J.V/Shuplaka)