Janë të rralla miqësite e krijuara në botën e televizionit që i rezistojnë kohës dhe çdo lloj sprove.
Mirëpo kur një miqësi merr fund, të gjitha fotot e bëra së bashku, fjalët e thëna me dashuri fshihen dhe rrjetet sociale e pasqyrojnë mjaft mirë këtë.
Një nga këto shoqëri që morën fund është edhe ajo e Albana osmanit dhe Eneda Tarifës.
Vajzat e njohura të Top Channel vazhdojnë të punojnë në të njëjtin televizion, por së bashku nuk takohen më.
E ftuar në studion e ”Thumb” për të folur për nismën e saj ”Ti je një luledielli”, Albana ka folur për herë të parë për marrëdhënien me Enedën, ish-shoqen e saj të ngushtë.
“Flas me Enedën, historia me të më vjen keq që u përkthye ashtu. Të dyja e vuajtëm mungesën e shoqes. Kam folur, nuk mund të them se jemi siç ishim më përpara. Më vjen keq për këtë pasi unë Enedën e dua shumë është një njeri me virtyte. Të gjithë gabojnë në një moment. Eshtë e kaluar gjithçka, nuk takohemi por flasim. “,- ka rrëfyer ajo.
(F.M/Faxweb)