Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se drejtësia duhet të flasë për konçensionet në shëndetësi pasi dështimet e konçensioneve në këtë sektor janë fytyra e vërtetë e qeverisë Rama.
“PS mund të manipulojë e të blejë zgjedhjet, por skandalet me abuzimin e parave të shëndetit të shqiptarëve nuk i mbulon dot! Dështimi i koncesioneve (PPP) në shëndetësi, është fytyra e vërtetë keqqeverisjes se Ramës”, shkruan Vokshi.
REAGIMI I PLOTË:
PS mund të manipulojë e të blejë zgjedhjet, por skandalet me abuzimin e parave të shëndetit të shqiptarëve nuk i mbulon dot! Dështimi I koncesioneve (PPP) në shëndetësi, është fytyra e vërtetë keqqeverisjes se Ramës.
– 1 mln shqiptarë janë sot në varfëri ekstreme në Shqipëri – thotë Banka Botërore;
– 100 mijë fëmijë nuk hanë dot tre vakte e nuk blejnë dot librat e shkollës – ngre alarmin shoqëria civile;
– 56% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria – thotë Gallup;
– Shqipëria në vendin e parë për vdekshmëri foshnjore në rajon – thotë Save thë Children;
– 40% e familjarëve nuk paguajnë dot faturat e dritave, ujit; 43% nuk mbajnë dot shtëpinë e tyre dhe 30% e familjeve nuk blejnë dot ushqime dhe veshje – thekson Barometri I Ballkanit, Këshilli Bashkëpunimit Rajonal (RCC);
Kjo situatë bën kontratst me gatishmërinë e kryeministrit për t’i shërbyer pasurimit me mbi 400 mln Euro të 4 miqve, klientëve, sponsorve të tij. 120 mln Euro janë vetëm për mikeshën e tij për check up-in që nxjerr burrat shtatzanë!
Bazuar në informacionet zyrtare, në 2015 dhe 2016 vetëm 27% e popullsisë e kanë kryer analizën e check up.
CHECH UP i dyshes Rama-Nushi prej 120 milione euro KA DESHTUAR, pavarësisht detyrimit të punonjësve të administratës shtetërore për ta kryer atë!
CHECK UP i dyshes Rama – Nushi KA DESHTUAR, edhe pse ndihma ekonomike u kushtëzua me të!!
CHECK UP-i Rama – Nushi KA DESHTUAR edhe pse mjekët e Qendrave Shëndetësore urdhërohen cnjerëzisht të mos I japin ilacet të sëmurëve kronikë!!!
Pavarësisht këtij dështimi spektakolar… 4 mln EURO kanë kaluar në llogarinë bankare të mikeshësh së ngushtë e sponsores së Kryeministrit pa kryer asnjë shërbim!!!
Dosja korruptive e check up është prej një viti në Prokurori!!!
Drejtësia duhet të flasë!!!
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post