21:37 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Albana Vokshi i drejtohet kolegut socialist: Nuk je këtu mendërisht

12:16 | 27/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Albana Vokshi i drejtohet kolegut socialist: Nuk je këtu mendërisht

Komisioni i Edukimit ka pasur debate të forta sot sa i përket rrënimin të disa monumenteve të kulturës.

Teksa deputetët e mazhorancës ishin më mbrojtje të Kumbaros, deputetja Albana Vokshi iu drejtua kolegut të saj Fate Velaj se ai nuk ishte mendërisht në mbledhje.

“Unë nuk e di nëse ti je apo jo mendërisht në mbledhje, ju jeni të kënaqur nga puna e ministrisë. Nëse ti vjen dhe thua që ka 30 ditë që është formuar qeveria….ndërkohë që Ministrja ka 5 vite që është përgjegjëse për shkatërrimin e monumenteve të Kulturës dhe artit nuk e di domethënë”, u shpreh Vokshi.

Kumbaro raportoi për gjendjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe zhvendosjen e artistëve nga Teatri Kombëtar.

“A e ndieni veten përgjegjëse që po shkatërrohen monumentet e kulturës? Nga prezantimi doli që është faji i natyrës”, iu drejtua Vokshi ministres Kumbaro.

“Në lidhje me objektet që në 3-4 shkurt pësuan dëme, ura e Hoshtevës në Zagori, Drejtoria Rajonale e Gjirokastrës kishte evidentuar problematika në këtë urë. Është bërë një evidentim i detajuar i situatës. Prurjet e ujit në këtë periudhë të vitit janë të shumta dhe terreni është i paaksesueshëm në këtë zonë dhe ishte e pamundur që ndërhyrjet të bëheshin në këtë periudhë të vitit. Ekspertët konstatuan se ndërhyrjet duhet të bëheshin në një moment tjetër”, deklaroi ministrja Mirela Kumbaro.

Si zgjidhje, ministrja e Kulturës thotë se janë dy mundësi për riparimin e urës 200-vjeçare të Ali Pashës.

“Që të bëhet restaurimi me rrënojat që janë në vend dhe konservohet ajo që mbetet, opsion tjetër, më i pazakontë është rindërtimi me atë që ka mbetur dhe materiale të tjera”, tha ajo.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: albana vokshideputetetFate Velajvelaj
Pas

Të përndjekurit letër Krimeve të Rënda: Gjeni autorët e vrasjes së 23 intelektualëve , të rihapet çështja

Para

Nis hetimi pasuror për të akuzuarit e skandalit të rrugës Tiranë-Elbasan

Para
Nis hetimi pasuror për të akuzuarit e skandalit të rrugës Tiranë-Elbasan

Nis hetimi pasuror për të akuzuarit e skandalit të rrugës Tiranë-Elbasan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia me marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

Sulmi në Kolorado gjatë protestës në mbështetje të Izraelit, Trump: Rezultat i kufijve të hapur të Biden, radikalët e paligjshëm do të depërtohen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.