11:27 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Albanian Highway Concession 45 milionë Euro investime në “Rrugën e Kombit”

18:13 | 30/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
PS, PD, LSI bashkë/ Këshilltarët e Bashkisë Kukës: Të anulohet taksa në Rrugën e Kombit, ndryshe protestë!

Albanian Highway Concession, kompania që menaxhon “Rrugën e Kombit”, vetëm në vitin e parë ka investuar rreth 45 milionë Euro në të gjithë gjatësinë e Rrugës së Kombit. Investimet e kryera deri më tani, përfshijnë një volum të madh punimesh për shtimin e korsive të reja pranë qytetit të Kukësit dhe plotësimin e pjesëve të papërfunduar, përgatitjen e terrenit për ndërtimin urës së re mbi Drin, ndërtimin e skarpatave, ndërtimin e nyjeve hyrëse dhe dalëse përgjatë gjithë gjatësisë prej 114 km, ndriçimin e nyjeve hyrëse dhe dalëse, vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe tabelave nga e para, punimet e mirëmbajtjes së tunelit të Thirrës dhe punimet e mirëmbajtjes së lehtë, me ndërrimin e shtresavetë asfalti.

Ndërkohë ka përfunduar tërësisht ndërtimi i nyjës së Kalimashit, e cila bën lidhjen me rrugën nacionale të Pukës. Një tjetër nyje e re hyrëse dhe dalëse po ndërtohet dhe në Mamëz, për të vazhduar me nyje të tjera në gjatësinë drejt doganës së Morinit, të cilat kanë lehtësuar ndjeshëm lidhjet e “Rrugës së Kombit” me fshatrat e zonës.

Pavarësisht se deri më tani janë investuar rreth 45 milionë Euro, xhiroja totale e kompanisë në vitin e parë të operimit nuk i kalon 10 milionë Euro dhe raporti mes xhiros vjetore dhe investimeve, tregon se kompania është me humbje në vitin e parë të operimit. Megjithatë, kompania ka intensifikuar investimet përgjat gjithë segmentit dhe punimet e rehabilitimit po ecin më ritme të larta. Punimet e deritanishme përfshijnë rehabilitimin e një skarpate me gjatësi 200 metra në kilometrin e 50-të të rrugës, një rreshqitje e vjetër, e konstatuar që me hapjen e rrugës. Sipas drejtuesve të projektit, deri më tani është kryer më shumë se gjysma e punimeve të parashikuara për rehabilitimin e kësaj skarpate dhe punimet në këtë skarpatë pritet të përfundojnë brenda tetorit të këtij viti.

I gjithë segmenti prej 114 kilometrash, sipas drejtuesve të kompanisë, po patrullohet 24/24 me mjetet dhe teknologjinë me bashkëkohore në 7 ditët e javës. Përgjatë gjithë segmentit janë instaluar sensorë metereologjikë dhe kamera, të cilat mundësojnë një monitorim të plotë të kushteve të motit dhe gjentje së rrugës në kohë reale. “Gjatë vitit të parë kemi realizuar rreth 45 milionë Euro investime. Përveç kantierëve të shpërndarë në të gjithë autorstradën, kemi ndërtuar dhe qendrën kryesore nga ku administojmë të gjithë aktivitetin në të 114 kilometrat. Kemi implementuar teknologjinë më të fundit dhe mbulojmë në kohë reale të 114 milometrat e autostratës në çdo segment dhe veçanërisht segementët më kryesorë, ku kemi vendosur kamera inteligjente dhe sensorë që bëjnë matje reale të temperaturës dhe kushteve atmosferike”, shprehet Drejtori i Përgjithshëm i Albanian Highway Concession, Nicola Spadavecchia.

Ndërkaq, në hyrje të qytetit të Kukësit, kompania ka nisur punimet për shtimin e korsive dhe përgatitjen e terrenit për ndërtimin e urës së ri mbi Drin. “Në pjesën e hyrjes në krahun verior së urës së Kukësit, jemi duke kryer punimet për hapjen e korsive dhe po përgatitemi për fillimin e punimeve për ndërtimin e urës së re të Kukësit. Aktualisht jemi duke kryer gërmimet për ndërtimin e dy korsive të reja, të cilat rakordojnë nivelin e urës me rrugën ekzistuese. Investimi i në total, përfshirë dhe urën e re arrin në rreth 27 milionë Euro” shprehen drejtuesit e projektit.

Kompania koncensionare, gjithashtu ka rinovuar tërësisht të gjithë sinalistikën përgjatë gjithë segmentit, si dhe kanë përfunduar punimet për ndriçimin e nyjeve hyrëse dhe dalëse, vendosja e mbrojtëseve anësore dhe trafikndarëse të rrugës dhe rrethimi i plotës i perimetrit të autostradës. Në saje të patrullimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit me policisë rrugore, duke filluar nga 2018 janë shënuar rënie drastike të aksidentve rrugore. Sipas drejtuesve të kompanisë, kujdesi i veçantë i është kushtuar patrullimit të segmenteve në të dy hyrjet dhe përgjatë tunelit. Shifrat flasin për një rëndie të ndjeshme jo vetëm të numrit të aksidenteve, por dhe pasojave të tyre. Paralelisht me investimet dhe masat e ndërmarra, kompania po kryen dhe një mirëmbajtje të lehtë pargjatë gjithë segementi, siç është ndërrimi i shtresave të asfaltit në pjesë të caktuara dhe shërbime të tjera mirëmbajtjeje para nisjes së sezonit të shirave dhe ngricave.

Etiketa: Albanian Highway Concessionrruga e kombit
Pas

Dëmet për aksidentet paguhen dy herë, ligji i cunguar në Shqipëri. Ja sa para janë paguar nga Fondi i kompensimit

Para

“Çfarë duhej të bënte qeveria”, Xhafaj kërkon llogari: Ky tërmet i mirë na paralajmëroi

Para
Toyota me 3.4 milionë euro, Xhafaj paralajmëron Bashën: Bëj kujdes ose gjej guximin të thuash emër e mbiemër

"Çfarë duhej të bënte qeveria", Xhafaj kërkon llogari: Ky tërmet i mirë na paralajmëroi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/65-vjeçarja gjendet pa shenja jete në oborrin e banesës, dyshohet vetëvrasje

Dibër/Aksident rrugor me katër të lënduar dhe gjetja e trupit të pajetë të 29-vjeçarit pas aksidentit në fabrikën e kromit

Dështon për të 15-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

Numërimi drejt fundit në Tiranë, si paraqitet rezultati deri tani

Shkodër/Procedime për aksident me këmbësore dhe dëmtim automjeti në Velipojë

Vetëplagoset me armë zjarri dhe gënjen për ngjarjen, arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë

“Kryeministër për të 4-ën herë”, Rama intervistë për Corriere della Serra: E prisja fitoren! Ja çfarë më shkroi Meloni në mesazhin e urimit

Kamza i jep fund numërimit të votave, Partia Demokratike kryeson me shumicë votash! Ja sa është diferenca me PS

Përfundon numërimi në Qarkun e Elbasanit, si paraqitet rezultati

Me 205.500 lekë dhe 525 euro me vete/ Blerje votash në Kukës, arrestohet një person, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit Lusen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.