E kemi parë për herë të parë në skenën e “Apartamentit 2xl”, dhe u duk sikur nuk do të ikte ndonjëherë nga aty.
Mirëpo mesa duket kjo karriera e ka lodhur aktorin dhe ai po kërkon t’I futet diçkaje tjetër.
Këtë njoftim e ka bërë vetë Albano Bogdo në rrjetet sociale.
“Nuk kam më asgjë për të dhënë. Do e provoj fatin në letërsi ose muzikë,”- shkruan Albano në një foto.
Kjo deklaratë lë të kuptohet se ai mund të ketë ndërmend të tërhiqet nga aktrimi.
Por ndoshta mund të jetë edhe vetëm një shaka e aktorit.
(F.M/Faxweb)