Albërie Hadërgjonaj tashmë ka filluar një punë të re cilën ka dashur që ta ndajë edhe me ndjekësit e saj në “Instagram”.
Nëpërmjet disa fotove dhe videove të postuara ajo ka treguar se tashmë është pjesë e një agjensie të pasurive të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara.
“Doja të ndaja eksperiencën time me ju. Dua ti them çdo gruaje që vjen e friksuar se nuk mund t’ja dali në këtë vend të mrekullueshëm, kini besim te vetja juaj”- ka shkruar ajo.
Albëria ka ndarë me fansat edhe CV-in e saj e cila përmban një përmbledhje të të gjithë eksperiencës dhe trajnimeve.
(S.M/ Faxweb.al)