Këngëtarja e njohur shqiptare vazhdon karrierën e saj në muzikë mes Amerikës, Kosovës dhe vendeve të ndryshme të Europës. Albërie Hadërgjonaj, e cila prej vitesh i mbijetoi tregut muzikor, ka treguar se vitet për të janë thjesht një numër, dhe se ajo është përherë në formë.
Ajo i kushton një rëndësie të veçantë paraqitjes së saj të jashtme, ndërsa ka treguar më herët se për t’u ndjerë e bukur ka kryer disa operacione plastike.
Por foto e saj e fundit ngritën dyshime, nëse këngëtarja ka realizuar ndonjë ndërhyrje tjetër plastike apo ky ndryshim vjen falë makijazhit.
Albërie Hadërgjonaj publikoi në Instagram një foto, ku shfaqet në një nga lokalet në Manhattan e veshur e gjitha me të bardha.
Përshtypje të bën pamja e saj më e rinuar dhe nuk dimë se cila është arsyeja e këtij ndryshimi: operacioni plastik, makijazhi apo “photoshop”-i?