Albert Dervishi, Drejtor i Rendit në Policisë së Shtetit për “Fax News” ka deklaruar se numri i parcelave ka qenë shumë i vogël dhe është ulur në krahasim me vitet e shkuara.
“Në rastet afër qyteteve nuk bëhet fjalë që të kishte tendenca të tilla. Këtë vit numri i parcelave ka qenë shumë i vogël. Numri i rrënjëve të mbjella në këtë parcela ka qenë shumë i vogël. Ky është një vit i suksesshëm. Numri i parcelave kanabis është ulur. Shqipëria po shkon drejt heqjes nga lista n e vende që kutlivojnë kanabisin. Mund të themi ne shumë krenari duke u nisur edhe nga ky raport që kemi një ulje të kultivimit. “, u shpreh Dervishi.
Gjatë fjalës së tij ai shpalosi edhe raporton e Guardia Di Finanza ku janë monitoriar vetëm 23% e territorit në vend.
REZULTATET TË RAPORTIT:
Është zbardhur Raporti i Guardia Di Finanza përsa i përket kultivimit të kanabisit në vendit tonë.Sipas këtij raporti janë monitoruar nga ajëri 23.7% e territorit në 129 orë fluturimi, pra as 50) e terrtorit të vendit. Për vitin 2017 ky rapor i referohet periudhës nga 15-maji deri në 15 shtator.
Nga përfundimet e tij këtij raporti janë kapur 88 parcela me kanabis dhe janë sekuestruar 4844 rrënjë kanabis.
Nga Pallati i Kongrevese Fatmir Xhafaj sot foli me krenari në lidhje me punën e policisë dhe luftën kundër kanabisit. (J.V/Shuplaka)