Kryeministri Edi Rama do të takohet sot në mbrëmje me Albin Kurin, kreun e Vetëvendosjes në Kosovë, forcë e cila fitoi dhe zgjedhjet në Kosovë.
Ky takim u paralajmërua dhe një natë më parë nga vetë Rama i cili u shpreh:
“Përsa i përket Albin Kurtit, unë nesër kam takimin me të. Mos gabohem unë në agjendë, takimi është nesër. Kështu që e mirëpres që të marrë detyrën dhe të vazhdojë punën. Unë kam thënë që do t’i propozoj Albin Kurtit, që për të forcuar procesin e ndjekjes së marrëveshjet që vendosen midis Kosovës dhe Shqipërisë një ministër shteti të dedikuar, i cili është një ministër shteti pa portofol, që do të dedikohet vetëm për këtë temë“, u shpreh një natë më parë Rama.
Gjithashtu dhe vetë Albin Kurti, tashmë i mandatuar për të drejtuar qeverinë e re kosovare është shprehur më parë i gatshëm që të takojë kryeministrin Rama dhe të vijojnë bashkëpunimin mes 2 shteteve shqiptare.