19:59 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Albin Kurti flet për bashkim kombëtar: Me Shqipërinë do të bëj marrëveshje jo për kamera, por…

22:06 | 08/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koment nga Deutsche Welles: Në Kosovë troket ora e politikës reale

Albin Kurti, kandidati për kryeministër në Kosovë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila u shpall fituese në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ka folur për mundësinë e bashkimit kombëtar si dhe për krimet e luftës së Serbisë në Kosovë.

“Me Shqipërinë do bëj marrëveshje jo për kamera, por për zbatim. Kemi 50 të tilla që s’i zbatojmë.

Nuk them që bashkimi Kombëtar ndodh në BE. Atje bashkimi bëhet me danezë e holandezë. Bashkimi ndodh këtu. Arbën Xhaferri ka pas thënë: Bashkimi na zgjedh ne.

Bashkimi Kombëtar dhe Bashkimi Europian nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën.  Një lloj decentralizimi institucionesh ne një federatë të ardhshme shqiptare do të ishte një ide”, u shpreh Kurti.

Kurti ka folur edhe për simbolet e shtetit të Kosovës, ku thotë se edhe pse ka rezerva do ti respektojë:

“Simbolet e shtetit të Kosovës pavarësisht se kam rezerva, do t’i respektoj”, tha ai në një intervistë për KTV.

Teksa për Gjykatën Speciale tha se do ta bëjë jofunksionale:

“Gjykata Speciale, një ngrehinë “sui generis” kundër parimit juridik evropian. Një mister. E padit në gjykatë të Strasburgut dhe fiton vetëm duke qenë viktimë e një ngrehine si ajo. Unë nuk e zhbëj dot, por do ta bëj jofunksionale.

Gjykatat në Kosovë duhet të zbardhin. Krime ka bërë Serbia si shtet, por ka pasur dhe krime pas lufte me motive të tjera të ulëta.”

Për akuzat se UÇK-ja ka bërë krime lufte, lideri VV-së tha se nuk e përjashton mundësinë që dikush me uniformën e tyre mund të ketë bërë diçka të tillë.

Por, sipas tij kjo nuk e përlyen historinë e UÇK-së.

“Unë nuk besoj se UÇK ka bërë krime, por se përjashtoj që dikush me uniformë e ka bërë. Por nëse një i tillë vret një plakë serbe në një lagje të Prishtinës për t’i marrë banesën, ky është krim që s’duhet të përlyejë historinë  e UÇK-së”, u shpreh Albin Kurti.

Etiketa: albin kurti
Pas

E prezantuan si strateg dhe gjeni, Milani shkarkon trajnerin me dy fjali

Para

VIDEO/ Dreri futet në parukeri me vrull, klientët shpërthejnë në ulërima

Para
VIDEO/ Dreri futet në parukeri me vrull, klientët shpërthejnë në ulërima

VIDEO/ Dreri futet në parukeri me vrull, klientët shpërthejnë në ulërima

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Thellohen tensionet midis Moskës dhe Kievit, Ukraina sulmon bazën ushtarake ruse me dronë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.