Gjendja për shkak të pandemisë së COVID-19 në Kosovë, së fundmi është rënduar edhe më shumë, ku raportohet për një numër të lartë personash të prekur çdo ditë.
Ndërkohë, pavarësisht kësaj gjendje, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duket se po largohet nga Kosova.
Në mediat kosovare, por qarkullon një foto, ku shihet Albin Kurit i cili ka mbledhur valixhet dhe po pret në aeroport, ndërkohë që nuk ka pasur ende një reagim të tij në lidhje më këtë foto.
Ndërkaq në anën tjetër kujtojmë që situate në Kosovë, është rënduar, ku vetëm një ditë më parë në Kosovë kanë rezultuar pozitivë 205 persona, ndërkaq numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste.