Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte pjesëmarrës ditën e sotme në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt në Londër.
Gjatë fjalës së tij, Kurti korigjinoi panelin duke thënë se emri i vendit te tij është “Republika e Kosovës” e jo “Kosova e Metohija” siç u quajt.
“Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo si i është referuar këtu ‘Kosova e Metohija’. Po të shkoja në këtë rrugë do të merrja shumë kohë, pasi pos Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica Rashka dhe Lugina e Preshevës. Më mirë të përqendrohemi në ekonomi”, është shprehur ai.
Discussion about this post