Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për qeverinë e re në krye me Kryeministër Albin Kurtin. 86 deputetë kanë votuar për dhe 10 abstenime.
Albin Kurti e ka bërë propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvndëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.
Me votimin e sotëm i vjen fundi qeverisjes së Kosovës nga Ramush HAradinaj, ish-kryeministri që dha dorëheqejn verën e kaluar për shkak se mbërriti tek ai një letër-thirrje nga Gjykata e Hagës.
Zëvendëskryeministër është propozuar Avdullah Hoti nga LDK-ja.
Zëvendëskryeminsitër i dytë, ndërkaq, është propozuar Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Këta janë emrat e ministrave e qeverisë së re:
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm
Vlora Dumoshi– Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport
Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi
Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari
Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.
Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi
Për komunitete e Kthim – Dalibor Jetvic
Për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojevic
Në seancën për formimin e Qeverisë në Kuvendin e Kosovës janë betuar 15 ministrat e Qeverisë Kurti bashkë me 33 zëvendësministrat.
Qeveria në krye me Albin Kurtin u votua nga 86 vota për dhe 10 abstenime.