Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Bislimi, ka udhëtuar për në Bruksel për takimin e paralajmëruar për ditën e nesërme në mes tij dhe Alexander Vuçiq.
Siç kemi thënë në vazhdmësi, takimi i nesërm nuk është takim i dialogut, por takim për dialogun, për dialogun e ardhshëm. Aty kryeministri Kurti do të paraqes vizionin dhe qëndrimet tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të, e i cili duhet të jetë parimor dhe i drejtë, në shërbim të popujve të dy vendeve dhe i shkëputur nga ai i kaluari.
Pra nga takimi synohet dakordim rreth kapitullit të ardhshëm të dialogut dhe agjendës së tij, pas diskutimeve shterruese të ditës së premte në Kuvendin e Republikës së Kosovës për dialogun e mëparshëm dhe dëmet e shkaktuar nga ai.
Ndërkohë që prej caktimit të datës për takimin e tyre, ka pasur replika në distancë mes dy liderve. Më së shumti është shprehur për këtë çështje, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i cil ka konsideruar çdo veprim të Albin Kurtit si një provokim dhe ka theksuar se Serbia nuk do lëshojë pe gjatë dialogut, duke mos pranuar asnjë lloj marrëveshje që do ta dëmtonte.