Lideri i Lëvizjes “VETËVENDOSJE!” në Kosovë, Albin Kurti, ka paralajmëruar ditën e sotme “arratisjen” e Presidentit Hashim Thaçi.
Në një konferencë për mediet, Kurti u bëri thirrje Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismasocialdemokrate të mos e formojnë ekipin negociator që do t’i shërbente Hashim Thaçit, ndërsa shton se Thaçi duhet të mbetet i vetmuar.
Më tej ai paralajmëron, se ashtu si Gruevski u arratis drejt Hungarisë, edhe Hashim Thaçi do të arratiset për azil, por jo në Hungari por në Rusi.
“Para dy viteve e gjysmë pak kujt, në mos askujt, nuk ia mori mendja që fiton Trump dhe ngjan Brexit. Por, askujt para një viti e gjysmë nuk ia mori mendja se Gruevski do të kërkoi azil në Hungari, e kësaj rruge drejt azilit politik, por në Rusi, është edhe Hashim Thaçi. Ne nuk mund ta ndalim rrugëtimin e tij, por mund ta ndalim që të mos e marrë me vete edhe Kosovën”, është shprehur konferencën për mediet Albin Kurti.
Kujtojmë se deklaratat e Kurtit vijnë pas takimit në Francë të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, me homologun e tij rus Vladimir Putin, ku ky i fundit ka mbështetur gjetjen e gjuhës së përbashkët Serbi-Kosovë.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post