Menjëherë pas takimit me Angela Merkel, kryeministri Albin Kurti ka theksuar se “Proçesi i Berlinit” është e vetmja rrugë për integrimin drejt Bashkimit Europian .
“Në bisedat që pata me Angela Merkel unë theksova se nuk duhet të ketë fonde europiane pa vlerat e BE. Për vendet tona theskova se janë 4 elementë që të ketë paqe dhe stabilitet: Sundimi i ligjit kundër korrupsonit, demokratizimi kundër autokratëve, ballafqaimi me të kaluarën që nuk lejon kriminel në pushtet dhe reciprociteti, e drejta e pakicave.
Serbia dhe Kosova janë dy shtete që zhvillojnë dialog se çfarë marrëdhënie do të kenë në të ardhmen. Nga viti 2008 -2012 pavarësia nuk ishte e plotë se mbikqyrej ndërkombëtarisht. Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe pas zgjedhjes se presidentes së Kosovës kemi stabilitet.
Krimet e kryera gjatë luftës nuk do t’i harrojmë kurrë dhe s’do të ndalemi për të kërkuar drejtësi. Mosnjohja e pavarësisë dhe mospranimi i krimeve të Serbisë nuk janë dy gjëra të ndryshme. Merkel u interesua për mbarëvajtjen e procesit në Bruksel.
Me Serbinë ne zhvillojmë dialog për statusin e marrëdhënieve midis njëra-tjetrën, statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm. Kosova nuk duhet të kthehen në 2008, janë faktorët ndërkombëtare ata që kanë thënë se Kosova të jetë e pavarur.
Pas formimit të qeverisë në Kosovës kemi stabilitet institucional. Stabilitet institucional, Kosova nuk ka pasur që kur ka shpallur pavarësinë, kjo përkthehet në stabilitet ekonomik. Janë rritur eksportet me 6 % dhe të ardhurat buxhetore. Parashikojmë rritje ekonomike për vitin 2021. Ne jemi për marrëdhënie të mira rajonale por natyrisht që nuk mund t kompesojmë as me shtetësi as me Serbinë. Theksojmë që krimet e krijuara gjatë luftës ne nuk i harrojmë kurrë dhe nuk do të ndalemi asnjëherë për të kërkuar drejtësi. Para 3 javësh presidenti i Serbisë e mohoi masakrën që është bërë në Kosovë dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës janë dy arsyet kryesore kundër nesh. Ankesave të Serbisë për humbjet që i kanë pësuar si shtet i padrejtë ne nuk i kompensojmë dot”, tha Kurti.
Kujtojmë që ditën e sotme kancelaria gjermane Angela Merkel ishte për një vizitë zyrtare në Tiranë ku ka takuar liderët e Ballkanit Perëndimor. Mes tyre ishte edhe Albin Kurti ku tema e rëndësishme e diskutimi është zhvillimi rajonal ku Gjermania ka qenë iniciuese e procesit të Berlinit.