12:42 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përvjetori i vdekjes së aktivistit të LVV-së, Albin Kurti ndez një qiri: Rasti Dehari ka plot të panjohura, presim që ky krim të ndriçohet

21:04 | 05/11/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përvjetori i vdekjes së aktivistit të LVV-së, Albin Kurti ndez një qiri: Rasti Dehari ka plot të panjohura, presim që ky krim të ndriçohet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar ish-aktivistin e LVV-së, Astrit Deharin në katër vjetorin e vdekjes së tij.

Albin Kurti shkruan se ky rast ka plot fakte të rënda, por edhe të panjohura indikative, ndërkohë që ka ndezur një qiri në nder të kujtimit të tij, duke kërkuar zbardhjen e krimit.

Kurti shkruan se Astrit Dehari ishte i paraburgosur, pa aktakuzë, pa gjykim, pa dënim dhe për 68 ditë në burg nuk u mor fare në pyetje, megjithatë, në qelinë A-3 të burgut të Prizrenit, e mbytën.

Postimi i plotë: Astrit Dehari ishte i paraburgosur, pa aktakuzë, pa gjykim, pa dënim dhe për 68 ditë në burg nuk u mor fare në pyetje. Megjithëkëto, në qelinë A-3 të burgut të Prizrenit, e mbytën. Mbi Astritin është kryer krim prej ditës kur është arrestuar e deri atëherë kur e vranë, këtu e katër vjet më parë.

Kryepolici i rajonit të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, i pari pati thënë që Astriti ka vdekur nga doza e tepërt e medikamenteve. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, pat konstatuar se Astriti është vetëvrarë ende pa u bërë e pa u kryer hetimet.

Por, për 11 lloje të drogave janë zhvilluar teste dhe në asnjërën prej tyre Astriti nuk ka dalur pozitiv. Atë ditë, pra më 5 nëntor 2016, Astriti ngelet mbi katër minuta e gjysmë në qeli pasi që e gjejnë të shtrirë aty. Për katër minuta njeriu vdes katër herë! Raporti i Autopsisë së ekspertëve të mjekësisë ligjore Besim Ymaj dhe Besim Latifaj si dhe Raporti i Institutit Zviceran nga Lozana, përjashtojnë si mundësi vetëvrasjen e Astritit. Nga përcaktimi i lëndimeve si shenja vetëmbrojtjeje, te mungesa e ndihmës së shpejtë adekuate e deri te Naser Makolli, i cili thuhet t’ia ketë dhënë ndihmën e parë Astritit mirëpo u gjet po ashtu i vdekur në burg pesë muaj më vonë, ky rast ka përplot fakte të rënda por edhe të panjohura indikative.

Teksa presim që ky krim të ndriçohet, Astriti na ndriçon me jetën dhe punën e tij, kurse sonte, për shpirtin e tij dhe kujtimin tonë, ndezim nga një qiri në dritaret a ballkonet tona.

Etiketa: albin kurti
Pas

Bëhuni gati të zhdukni bisedat ‘e përjetshme’, WhatsApp sjell opsionin më të ri: Mesazhet do të fshihen automatikisht

Para

Aktakuza e Speciales për krime lufte ndaj Thaçit, reagon ish Presidenti Meidani: Përse kaq ngut? Duket sikur ministri i Millosheviçit po sulmon Kosovën

Para
Aktakuza e Speciales për krime lufte ndaj Thaçit, reagon ish Presidenti Meidani: Përse kaq ngut? Duket sikur ministri i Millosheviçit po sulmon Kosovën

Aktakuza e Speciales për krime lufte ndaj Thaçit, reagon ish Presidenti Meidani: Përse kaq ngut? Duket sikur ministri i Millosheviçit po sulmon Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Incident zgjedhor në KZAZ 32 në Tiranë! Vëzhguesit sherr me njëri-tjetrin, ndërhyn policia

Vota e Greqisë/ DHL i përgjigjet KQZ: Çdo dërgesë ka provë dorëzimi

DVP Tiranë referon disa ngjarje penale, arrestime dhe procedime në vijim

GJKKO “Rrëzon” sërish Berishën.Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi

Numërohen rreth 95% e kutive, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

Kukës/Vijon operacioni “Kroi”, arrestohet personi i dytë i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike

PS 19 mandate në Tiranë, PD “dhëmbë për dhëmbë” me “Mundësinë” për mandatin e 14-të

Numërohen mbi 93% e votave, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

Kryeministri Keir Starmer viziton Tiranën, qeveria britanike: Priten masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm

Socialistët fitojnë në burgun e Fierit, 125 vota diferencë me PD

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.