Lëvizja Vetvëndosje ka zhvilluar një tùbim masiv pasditen e sotme në Prishtinë ndërkohë, Albin Kurti, ka marrë fjalën i fundit për 15-vjetorin e themelimit të LVV-së. Kurti ka folur edhe për 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Ndonëse si Kryeministër ishte shfaqur i gatshëm për të biseduar me Serbinë, Kurti i është rikthyer kohës kur kundërshtonte negociatat duke e përmendur edhe parullën e famshme.
Kreu i VV fillimisht numëroi të arriturat që, sipas tij, i ka pasur Vetëvendosje në 15 vitet e ekzistencës së saj, pastaj foli për Ditën e Çlirimit të Kosovës.
“15 vjet janë shumë për jetën e një njeriu, por janë pak për të gjithë këto të arritura të Levizjes Vetvëvendosje”. Kurti kujtoi ndërhyrjen e NATO-s dhe hyrjen e forcave këmbësore në qershor të vitit 1999.
“Para 21 vjetëve, këmbësoria e NATO-s hyri në Kosovë duke shënuar fundin e luftës dhe çlirimin e Kosovës. Sot e festojmë me gjákun e dèshmorëve, me lùftën e UCK-së. Sot e kujtojmë edhe gjenòcidin, vrásjen e civilëve dhe zhdùkjen e tyre, përdhùnimin, dèmtimin e pronës e infrastrukturës”, tha lideri i VV-së.
“Sot i jemi mirënjohës NATO-s dhe SHBA-së për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme për ndërtimin e një shoqërie demokratike”, ka shtuar Kurti. Pas çlirimit nga okùpatori i jashtëm, filloi sùndimi nga brenda”, tha Kurti, duke përmendur fillimisht administrimin e UNMIK-ut e më pas kastën politike që mori pushtetin.
Duke folur për nismën e VV’-së, Kurti kujtoi parullën “Jo negociata, Vetëvendosje”. Ai kujtoi pròtestat e LVV-së përgjatë viteve dhe aktivistët, që vdíqën. “Kanë rráhur e máltretuar shumë prej nesh. Kanë vrárë disa prej nesh, sikurse Mon Balajn e Arbenin në 2007, e Astrit Deharin që e mbyten në bùrg”, tha Kurti