19:29 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Albin Kurti zyrtarizon kandidaturën për kreun e Vetëvendosjes, ende asnjë kundërshtarë përballë

18:27 | 27/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Albin Kurti zyrtarizon kandidaturën për kreun e Vetëvendosjes, ende asnjë kundërshtarë përballë

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Albin Kurti është zyrtarisht kandidat për kreun e Vetëvendosjes në zgjedhjet e brendhsme që do të zhvillohen më fillim të vitit 2018. Edhe pse ka ende kohë deri në 10 janar, ende asnjë kandidat tjetërt nuk la zyrtarizuar kandidaturë e tij përballë Kurtit.

Asnjë fjalë e vetme nga Visar Ymeri dhe të tjerët krah tij e Dardan Molliqajt. Ka qenë vetë Lëvizja Vetëvendosje e cila ka njoftuar zyrtarisht se Albin Kurti do të jetë kandidat për kreun e kësaj lëvizje.

NJOFTIMI:

Zyrtarizohet kandidatura e Albin Kurtit për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm (KZP) i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është mbledhur sot në Prishtinë për të bërë verifikimin e nënshkrimeve të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm që kanë dhënë mbështetjen e tyre për kandidaturën e deputetit Albin Kurti për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe për të trajtuar çështje të tjera që lidhen me procesin e zgjedhjeve të brendshme.

KZP-ja ka konstatuar se nënshkrimet janë grumbulluar dhe dorëzuar nga deputetet Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli në përputhje me Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme si dhe me autorizimin e lëshuar nga deputeti Albin Kurti për grumbullimin e nënshkrimeve nga këto dy deputete. Pas verifikimit të nënshkrimeve të dorëzuara të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, KZP-ja konstatoi se është plotësuar kushti i nevojshëm i këtyre nënshktrimeve për zyrtarizimin e kandidaturës së Albin Kurtit sipas Statutit dhe Rregullores së Zgjedhjeve të Brendshme që është në fuqi.

Nga sot, deputeti Albin Kurti është zyrtarisht kandidat për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e brendshme që do të zhvillohen në fillim të vitit 2018 sipas parimit një anëtar – një votë.

Kujtojmë se afati kohor për të dorëzuar kandidatura të tjera për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbaron në datën 10 janar 2018.

Nisur nga kërkesat e shumta për informim lidhur me këtë proces të brendshëm zgjedhor, si dhe duke marrë parasysh faktin që Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti politik më i madh në Republikën e Kosovës, KZP-ja do të vazhdojë ta mbajë të informuar rregullisht anëtarësinë dhe publikun e gjerë pëmes njoftimeve mbi këtë proces të demokracisë së brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Prishtinë, 27 dhjetor 2017

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm
Lëvizja VETËVENDOSJE!

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: Albin Kurti-Vetevendosje-kandidat
Pas

Obama intervistë për Princin Harry, paralajmëron rreziqet e përdorimit të mediave sociale nga politikanët

Para

Adelina Tahiri zyrtarisht e martuar, fansat në vënd që ta urojnë, bëjnë moral

Para
Adelina Tahiri zyrtarisht e martuar, fansat në vënd që ta urojnë, bëjnë moral

Adelina Tahiri zyrtarisht e martuar, fansat në vënd që ta urojnë, bëjnë moral

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘I uroj suksese ushtarëve tanë’, Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën me Ukrainën

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike, qëndrimet ishin të njëjta

Orban paralajmëron për rrezik të luftës nëse Ukraina pranohet në NATO

Policia shpëton dy persona në rrezik në det në “Ranën e Hedhun”

Kaliforni, oficerët e policisë shpëtojnë foshnjën e harruar në makinë në temperaturën 43 gradë

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Të paktën 24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

“Luftë e pakuptimtë”, Papa Leo XIV shpreh mbështetje për Ukrainën

Zjarr në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat përreth lagjes (PAMJE)

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.