Zgjedhja e Albin Kurtit në krye të qeverisë së Kosovës, dhe ajo çka do të pasojë, ka shkatuar një valë reagimesh në Prishtinë dhe në Tiranë.
Disa prej zërave, veçanërisht në Tiranë, e quajnë Kurtin një person me bindje ekstreme të majta, dhe që nuk do të bëjë asgjë për çështjen kombëtare.
Mirëpo për analistin Andi Bejtja ai është një shembull që duhet të ndiqet edhe në Shqipëri, pasi një Albin Kurt do të duhej dhe në krye të Shqipërisë.
Këtyre debateve iu është bashkuar sot dhe ish-ministri Ylli Manjani, i cili thotë se fitorja e Albinit dhe e Vjosës nuk duhet paragjykuar, dhe koha do të vlerësojë se çfarë ata do të jenë të aftë të bëjnë.
Postimi i plotë i Manjanit:
Andi Bejtja ka të drejtë!
Albin Kurti do sjellë trazira në politikën e estabishmentit të deri sotëm në Kosovë dhe Shqipëri.
Fitorja e Albinit, por edhe e Vjollca Osmani është në fakt fund i establishmentit të të fortëve e ustallarëve që në emër të së shkuarës i ranë në top të karadakut të sotmes e të ardhmes së shqiptarëve.
Fitorja e tyre tregon se të shkuarës i ka ardhë fundi.
Etiketimet në avancë, pa iu dhënë shancin të ulen në karriket e qeverisë, janë shprehje e mllefit të së shkuarës.
Albinit, Vjollcës dhe ekipit të tyre duhet tu urojmë SUKSESE!
Do kemi kohë ti vlerësojmë se çfarë dinë të bëjnë…
“Erdhi dita jonë thonin edhe komunistët”, gazetari ‘shpërthen’ ndaj Andi Bejtjes dhe Albin Kurtit
(E.K/Faxweb.al)