01:59 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas protestave të punonjësve, tërhiqet kompania Albpetrol: Asnjë nuk do të humbasë vendin e punës

17:51 | 06/05/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
AlbPetrol “hedh në rrugë” punonjësit prej 35 vitesh, nisin protestat në Fier

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar pas protestës së punonjësve të shoqërisë “Albpetrol”, e cila prej kohësh ka nisur një proces të thellë ristrukturimi, me synimin e nxjerrjes së kompanisë nga një gjendje problematike financiare, ku shumë pjetarë të stafit janë shkarkuar.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në vlerësim të kësaj situate, në dialog edhe me përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve, ka pezulluar procesin e ristrukturimit si dhe i ka rekomanduar shoqërisë një rregullim të brendshëm të nivelit të pagave.

Si rezultat i kësaj ndërhyrjeje është bërë e mundur që: • Punonjësit e terrenit, të cilët kontribuojnë për prodhimin, pra naftëtarët dhe specialistët e tjerë, do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtat të drejta në pagë. • Asnjë punonjës i Albpetrol të mos humbasë vendin e punës deri në përfundim të situatës së pandemisë së COVID-19. • Pezullohet procesi i ristrukturimit dhe të gjithë punonjësit e njoftuar më parë për ndërprerje të marrëdhënieve të punës do të paguhen me pagën e luftës deri në përfundim të periudhës së pandemisë së COVID-19. • Reduktimi i pagës deri në 60% është bërë vetëm për administratën e shoqërisë, e cila ka pasur një nivel të lartë page.

Njoftimi i plotë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur me vëmendje të veçantë zhvillimet në shoqërinë “Albpetrol sh.a.”, e cila prej kohësh ka nisur një proces të thellë ristrukturimi, me synimin e nxjerrjes së kompanisë nga një gjendje problematike financiare.

Ky proces është zhvilluar prej disa muajsh, në dialog të ngushtë me Sindikatën e re të Naftëtarëve, duke dakordësuar të gjitha kushtet e trajtimit të punonjësve që do të prekeshin nga ky ristrukturim.

Situata është bërë edhe më e vështirë për shkak të kushteve të reja, të krijuara nga masat parandaluese ndaj pandemisë së COVID-19, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, me një ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e naftës, i cili ka arritur vlerën më të ulët prej dekadash.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në vlerësim të kësaj situate, në dialog edhe me përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve, ka pezulluar procesin e ristrukturimit si dhe i ka rekomanduar shoqërisë një rregullim të brendshëm të nivelit të pagave.

Si rezultat i kësaj ndërhyrjeje është bërë e mundur që:

• Punonjësit e terrenit, të cilët kontribuojnë për prodhimin, pra naftëtarët dhe specialistët e tjerë, do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtat të drejta në pagë.
• Asnjë punonjës i Albpetrol të mos humbasë vendin e punës deri në përfundim të situatës së pandemisë së COVID-19.
• Pezullohet procesi i ristrukturimit dhe të gjithë punonjësit e njoftuar më parë për ndërprerje të marrëdhënieve të punës do të paguhen me pagën e luftës deri në përfundim të periudhës së pandemisë së COVID-19.
• Reduktimi i pagës deri në 60% është bërë vetëm për administratën e shoqërisë, e cila ka pasur një nivel të lartë page.
MIE do të vijojë të ndjekë me vëmendje ristrukturimin dhe forcimin e shoqërisë Albpetrol si dhe kujdesin social për punonjësit e saj. Ndërkohë në bashkëpunim me stafin drejtues të Albpetrol kemi dhënë zgjidhje imediate për depozitimin e naftës, pasi çmimi aktual i brendit nuk lejon tregëtimin e produktit, si rrjedhojë prodhimi do të vazhdojë pa ndërprerje.

Etiketa: albpetrolministrianaftetaret
Pas

Ky është qyteti i parë në Evropë që pranon “pushtimin” nga rrjeti 5G

Para

Raporti i Freedom House/ “Sot një gazetar i dëshpëruar…”, Gjergji Vurmo i përgjigjet Ramës: Janë dy raporte të ndryshme, pse demokracia në Shqipëri ka pësuar rënie

Para
Raporti i Freedom House/ “Sot një gazetar i dëshpëruar…”, Gjergji Vurmo i përgjigjet Ramës: Janë dy raporte të ndryshme, pse demokracia në Shqipëri ka pësuar rënie

Raporti i Freedom House/ “Sot një gazetar i dëshpëruar…”, Gjergji Vurmo i përgjigjet Ramës: Janë dy raporte të ndryshme, pse demokracia në Shqipëri ka pësuar rënie

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.