Borxhet që arrijnë qindra miliona euro kanë bërë që thuajse të gjitha pronat e astetet e ARMO-s të përfundojnë të konfiskuara apo në ankande.
Pasi një bankë bleu vitin e shkuar 54 prona të ARMO-s dhe një tjetër nxorri në shitje rreth 22 prona të tjera, është Albpetrol ajo që kërkon të marrë diçka nga rafineria shtetërore e naftës.
Albpetrol ka nxjerrë në ankand një pronë prej 31 mijë metrash katrorë në Mallakastër. Sipas kompanisë përmbarimore që organizoi tenderin, vlera e pronës llogaritet 17 milionë lekë dhe afati i fundit i dorëzimit të ofertave ishte 27 shkurti.
Sipas KLSH, vlera totale e borxhit të ARMO-s ndaj Albpetrol arrin në 30 milionë dollarë.
Ndërsa asetet e ARMO-s rezultojnë të konfiskuara, në proces ankandi, apo të shitura, Rafineria e saj në Ballsh gjithsesi vazhdon punën nën Ionian Refining dhe Trading Company, kompani e regjistruar në një parajsë fiskale. U pretendua se Ionian Refining dhe Trading Company, kishte arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me bankat kreditore të ARMO-s si dhe punonjësve të saj për rifillimin e punës nga 1 shtatori.
Por një grevë e punonjësve për pagat në janar, si dhe kërcënimi për vetëvrasje i njërit prej tyre më vonë, tregon se problemet financiare të ARMO-s nuk kanë gjetur ende zgjidhje. /reporttv/
Discussion about this post