Në një deklaratë publike pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme, kryetarja e Aleancës Kuq e Zi, Lumturi Ratkoceri, bëri të ditur se partia që ajo drejton largohet nga koalicioni me PD-në.
Ndërkohë ajo i ka bërë thirrje popullit të ngrihet në protestë për të larguar nga pushteti kastën 30-vjeçare, ndërsa të njëjtin apel ka dhe për deputetët e ndershëm të dy partive të mëdha PS dhe PD që të djegin mandatet.
Znj. Ratkoceri njofton se Aleanca Kuq e Zi, ka hapur dyert për krijimin e Polit te Tretë si e vetmja alternativë qeverisëse e cila do të kërkojë ndryshimin e sistemit elektoral, burgosjen e pushtetarëve të korruptuar, vendosjen e shtetit ligjor dhe themelimin e një qeverisje të re patriotike dhe pushteti nacionalist modern europian.
Deklarata e plotë:
Aleanca Kuq e Zi pas një mbledhje të jashzakonshme vendosi:
1- Largimin nga Koalicioni me Partinë Demokratike
2- Ti bëjë thirrje të gjitha partive opozitare të largohen nga Partia Demokratike e cila vazhdon marrëveshjen e tradhëtisë së 17 Majit Basha-Rama!
3- Ti bëjë thirrje popullit për kryengritje popullore si e vetmja mënyrë për shkatrrimin e establishmentit 30 vjeçar në politikë dhe eleminimin e dy bandave mafioze politike PD-PS.
4- Ti kërkoj çdo deputeti të ndershëm të gris mandatet dhe të largohen nga oligopoli PD-PS që po shkatërrojnë Vetingun për të shpëtuar nga burgu liderët e tyre politik.
Aleanca Kuq e Zi apelon mbarë opinionin publik që PD dhe PS janë nofulla të së njëjtës gojë dhe e kanë mbyllur misionin e vet historik.
Aleanca Kuq e Zi hap dyert dhe negociatat për krijimin e Polit të Tretë si e vetmja alrerantiv qeverisëse e cila mes rebelimit civil popullor do të kërkoj ndryshimin e sistemit elektoral, burgosjen e pushtetarve të korruptuar, vendosjen e shtetit ligjor dhe themelimin e një qeverie të re patriotike dhe pushteti nacionalist modern europian.
Discussion about this post