Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka kërkuar zyrtarisht presidentit Meta që të mos dekretojë kryeministrin Edi Rama për një mandat tjetër dhe të dy ministrave Ulsi Manja dhe Elva Margariti.
Sipas përfaqësueses ligjore të AMT-së Adriana Kalaja, Rama dhe ministrat në fjalë kanë shkelur ligjin jo vetëm në çështjen e Teatrit Kombëtar, por edhe në shitblerjen e votave, siç është rasti i Ulsi Manjës, i cili përmendet në dosjen e Dibrës, si pjesë e përgjimeve publikuar nga Bild.
Deklarata e Adriana Kalasë:
Kërkojmë mosdekretimin e shtetasit Edi Rama, i cili është nominuar nga PS per marrjen e pozicionit të kryeministrit, si dhe mosdekretimin e disa ministrave.
Për të gjitha kërkesat tona u jemi referuar dispozitave ligjore dhe kushtetutës, ne kemi kërkuar nga presidenti mosdekretimin e zotit Rama si kryeministër, pasi ne kemi dërguar disa kallëzime penale ndaj tij në SPAK. Kemi kërkuar që të mos dekretojë dy ministre, ministren Elva Margariti, e cila ka propozuar VKM-në antikushtetuese për transferimin e pronës së Teatrit nga Ministria te Bashkia e Tiranës.
Margariti jo vetëm që nuk ka zbatuar vendimin e kushtetueses, po ka kërkua transferimin e truallit. Ne e quajmë të domosdoshme që të përfaqësohemi nga njerëz që njohin ligjin dhe që njohin Kushtetutën, në këtë kuadër ne kemi kërkuar dhe mosdekretimin e zotit Manja si ministër drejtësiëe, pasi jemi në dijeni të përgjimeve që ky shtetas është përfshirë në shitblerjen e votave.
(E.K/Faxweb.al)