Kryetari i Aleancës Shqiptare në Maqedoni, Ziadin Sela, u shoreh se një ndër kërkesat e kësaj aleance është zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe. Në rast se maqedonasit nuk pranojnë votimin e këtij ligji që Gjuha Shqipe të bëhet zyrtare, shqiptarët do të veprojnë ndryshe.
“Ne do të largohemi nga ai parlament dhe do ta bëjmë parlamentin e shqiptarëve e më pas do ta zyrtarizojmë gjuhën shqipe aty ku janë shqiptarët”, zbuloi Sela për “Rtv21” të Maqedonisë.
Ai deklaroi se shqiptarët nuk do të pranojnë të mashtrohen nga partitë maqedonase, por do të punojnë për të realizuar të drejtat e tyre si popull i barabartë.
Fillimisht duhet të votohet ligji për gjuhën shqipe, e më pas ne e mbështesim atë subjekt politik që i realizon brenda 100 ditësh premtimet tjera. S’ka rëndësi cila parti maqedonase është ajo, por cilado që është duhet t’i mbajë premtimet”, u shpreh kreu i Aleancës Shqiptare. (XH.A/SHUPLAKA)