21:51 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Aleatët e NATO-s i bëjnë trysni Turqisë ta aprovojë anëtarësimin e Suedisë

16:32 | 28/11/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aleatët e NATO-s i bëjnë trysni Turqisë ta aprovojë anëtarësimin e Suedisë

Aleatët e NATO-s i kanë bërë trysni Turqisë të martën që ta pranojë anëtarësimin zvarritur të Suedisë në aleancën ushtarake.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha homologut të vet turk, Hakan Fidan, gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të aleancës në Bruksel të martën që aplikimi i Suedisë duhet të ratifikohet nga parlamenti turk “sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i tij.

“Forca dhe besueshmëria e aleancës sonë janë në rrezik. Nuk duhet ta humbim një ditë tjetër”, tha ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna.

Turqia dhe Hungaria janë dy anëtaret e vetme të NATO-s që ende nuk e kanë ratifikuar aplikimin e Suedisë, as 18 muaj pasi ajo aplikoi për t’iu bashkuar aleancës.

Parlamenti turk e nisi këtë muaj një debat për aplikimin e Suedisë në NATO.

Të 29 aleatët e tjerë të NATO-s, përjashtuar Turqinë dhe Hungarinë, shpresonin se do ta mirëprisnin Suedinë edhe formalisht në aleancë gjatë takimi të ministrave të Jashtëm në Bruksel këtë javë.

Por, procesi i anëtarësimit të saj ka ngecur në Parlamentin turk.

Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga politika e neutralitetit ushtarak dhe aplikuan për t’iu bashkuar NATO-s, pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s në prill.

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, tha se Helsinki ndihet “i zhgënjyer” që Suedia nuk është pranuar ende në aleancë.

Anëtarësimi i Suedisë është tejet jetik për tërë aleancën dhe ne shpresojmë në të ardhmen e afërt do të ndërmerren hapa të tjerë në atë drejtim”, tha ajo./ REL

Pas

Shërbimet publike për biznesin, Sekretariati i KI: Dixhitalizim edhe tek vendorët

Para

Takim i nivelit të lartë të NATO-s në Bruksel

Para
Takim i nivelit të lartë të NATO-s në Bruksel

Takim i nivelit të lartë të NATO-s në Bruksel

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi.

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

Udhëzuesi i BE thirrje vendeve anëtare: Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

“Hakmarrje”, Huthët marrin përgjegjësinë për fundosjen e anijes greke në Detin e Kuq

“Përpjekje të paligjshme dhe të turpshme”, SHBA sanksionon raportuesen e OKB-së për Palestinën

Lufta në Gaza, Trump pas takimit me Netanyahun: Mund të kemi një armëpushim këtë javë ose javën tjetër

Gjykata e Seulit urdhëron arrestimin e ish-Presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol për pesë akuza penale të rënda

Ukraina kërkoi sistemin Patriot, Trump: Është shumë e kushtueshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.