08:46 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aleatët e PD-së takojnë Metën: Dialog urgjent, po rrezikohet pluralizmi politik në vend

12:46 | 30/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aleatët e PD-së takojnë Metën: Dialog urgjent, po rrezikohet pluralizmi politik në vend

Aleatët e PD-së kanë zhvilluar sot një takim me presidentin Meta, takim të cilin e kishin paralajmëruar që disa ditë më parë.

Prej disa javësh situata politike në vend është tejet e komplikuar pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës në Kuvend si dhe protestave të njëpasnjëshme të kësaj të fundit para Kuvendit dhe Kryeministrisë.

Krerët e partive të vogla të djathta i shprehën presidentit të vendit nevojën urgjente për të ndërhyrë në vendosjen e dialogut politik mes palëve dhe moslejimin e çuarjes së vendit drejt një përplasjeje civile.

Në të njëjtin shqetësim tha dhe Meta i cili u shpreh se: Më herët kishte paralajmëruar domosdoshmërinë e vendosjes urgjente të dialogut për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit.

Sipas tij mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend.

Deklarata e plotë e Presidencës:

Presidenca njofton Ilir Meta priti sot me kërkesë të tyre kryetarët e partive politike të Grupimit të Qendrës së Djathtë, kryetarin e Partisë Republikane, z.Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, z.Agron Duka, kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, z.Vangjel Dule, kryetarin e Partisë Demokristiane, z.Nard Ndoka dhe dëgjoi me vëmendje çështjet e ngritura gjatë takimit.
Presidenti Meta shprehu shqetësimin e thellë për krizën serioze kushtetuese, institucionale dhe të përfaqësimit ku ka hyrë vendi.

Presidenti Meta nënvizoi se ka bërë çdo përpjekje për të nxitur zbatimin e reformës në drejtësi brenda afateve dhe parimeve kushtetuese që do të garantonin kontrollin e balancën e sistemit në një shtet funksional të së drejtës.

Nëse kjo do të kishte ndodhur, kriza aktuale politike nuk do të kishte marrë këto përmasa.

Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin se mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend.

Presidenti Meta thekson se nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar dhe për të gjetur zgjidhje që do të rivendosnin normalitetin kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit.

Presidenti Meta nxit dialogun dhe zërat e arsyeshëm, për dekurajimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës.

Kreu i Shtetit do të vazhdojë kontributin e Tij, me të gjitha format e mundësitë për të kërkuar reflektimin e të gjithëve, me qëllim garantimin, jo vetëm të bashkëjetesës demokratike, por edhe ecurinë e suksesshme dhe të besueshme të reformave të lidhura me integrimin europian.

 

 

 

 

Etiketa: aleatet e bashesmeta takim
Pas

Krimi makabër në Memaliaj, burri pranon autorësinë: E qëllova me levë!

Para

Dokumenti/ PS formon koalicionin me 24 parti, cilët janë aleatët besnikë

Para
Edi Rama sulmon Mynyr Konin: Rektori i Tiranës bën sikur nuk dëgjon

Dokumenti/ PS formon koalicionin me 24 parti, cilët janë aleatët besnikë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 qershor 2025

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.