Aletatët e Partisë Demokratike ditën e sotme i kanë nisur një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të nisë proceduarat për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 13.10.2019.
Ndërkohë burime nga Partia Demokratike për Faxëeb.al konfirmojnë se qëndrimi që ka ndarë Kryetari i Opozitës gjatë takimit me aleatët është se KQZ e ka detyrim të pashmangshëm të përgatisë zgjedhjet e 13 Tetorit.
“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje.”- mësohet nga burimet.
Discussion about this post