Situata politike në vend është në ngërç ditët e fundit. LSI vetëm tre ditë më parë hodhi tezën e qeverisë së besimit. Po kështu edhe pas propozimit të kreut të LSI për krijimin e një qeverie besimi, kryeministri Rama ka ftuar kryedemokratin Basha për dialog.
Ndonëse ende nuk ka ardhur një përgjigje nga ky i fundit, aleati i Bashës zbulon hapin e shumëpritur të opozitës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Fecebook”, kreu i AK, Kreshnik Spahiu thotë se ditën e hënë pritet të krijohet qeveria e besimit. “FITORE: Të hënën krijohet qeveria e “Besimit” dhe shkarkohet ajo e “Pa-Besimit””, shkruan Spahiu. (J.V/Shuplaka)
