Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar mbrëmjen e sotme se pas 18 qershorit do të nisë mosbindjen civile, duke mos paguar taksat.
Këtë deklaratë Duka e ka bërë në emisionin e Enkel Demit në TVSH. Kreu i PAA-së u shpreh se nëse opozita do të hynte në zgjedhje, do preferonte të ishte i pari në Durrës.
“Unë do preferoja të isha i pari në Qarkun e Durrësit, por me gjithë këto ngjarje nuk e kemi biseduar me Bashën këtë gjë”, ishin fjalët e tij.
Kreu i opozitës Lulzim Basha, në fund të muajit të kaluar deklaroi se kryetarit të një partie opozitare, i janë ofruar 500 mijë euro për të dalë nga çadra. Gjatë këtyre ditëve alodohej se bëhej fjalë për Dukën, mirëpo ai e mohoi një gjë të tillë. Madje sipas Dukës, edhe nëse do i ishte bërë një propozim i tillë, ai nuk do e kishte pranuar. (D.D/Shuplaka)