06:11 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aleati i Bashës pranon mandatin dhe flet për grup të ri opozitar: As Sazan Guri nuk ka firmosur

16:40 | 01/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Djegia e mandateve, Basha tregon vendimin unanim: Qeveri tranzitore, garantim i zgjedhjeve!

Ylli Shehu, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi janë kandidatë nga radhët e LSI-së të cilët pritet të marrin mandatin e deputetit, duke dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) formularin e dekriminalizimit.

Deri më tani numri i të lëkundurve është 10, shumica nga radhët e LSI-së, por lista mbetet e hapur pasi ka dhe nga ata që janë poshtë grupit të parë të gatshëm për të marrë mandatin e deputetit kur të vijë radha. Një prej tyre është edhe Kujtim Gjuzi, kreu i Partisë Konservatore, i cili renditet i 19 në listën e PD-së në Qarkun e Durrësit.

“Nuk kam asnjë arsye që ta lëshoj mandatin sepse nuk është i Kujtim Gjuzit, por i Partisë Konservatore. Në këtë moment unë jam një ndër drejtuesit më të lartë të grupit të ri opozitar”, tha Gjuzi.

Aleati i Bashës flet për një grupim të ri opozitar, ndërsa pohon se ka kandidatë të tjerë në listat e Partisë Demokratike të gatshëm të ulen në Parlament: “Ju bëj me dije se dhe Sazan Guri s’ka firmosur dokumentin. Janë edhe shumë të tjerë dhe lista është mjaft e lartë, mund të shkojë në numrin 33. Opozita e re sapo ka lindur, Aleanca Kombëtare për Drejtësi quhet. Janë 11 parti politike që janë brenda, kanë firmosur dhe i janë bërë prezent faktorit ndërkombëtar në Tiranë permës një dokumenti zyrtar”.

Gjuzi konfirmon lëvizjen e ndërkombëtarëve për të bindur kandidatët të pranojnë mandatin e deputetit: “Kemi patur dje një kontakt me këshilltarin më të lartë të zyrës së OSBE-së në Tiranë, i cili thotë se jemi të inkurajuar nga ambasadori që të mos e lëshojmë mandatin”.

Top Channel kontaktoi edhe të tjerë kandidatë të lëkundur nga radhët e Partisë Demokratike. Andi Përmeti renditet i 12 në Qarkun e Korçës, i cili konfirmon se është kontaktuar nga partia, por nuk ka pranuar të firmosë lënien e mandatit, / TCH.

 

Etiketa: aleati i bashesgjuziopozita e repranon mandatinsazan guri
Pas

Horoskopi i muajit mars, këto shenja janë më me fat për pranverën

Para

Foto+ Video/ Dafina Zeqiri çmend fansat, shfaqet në klip nudo

Para
Foto+ Video/ Dafina Zeqiri çmend fansat, shfaqet në klip nudo

Foto+ Video/ Dafina Zeqiri çmend fansat, shfaqet në klip nudo

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.