Nard Ndoka, kreu i PDK-së, me anë të një postimi në Facebook u ka bërë thirrje kundërshtarëve të Bashës që të lënë mënjanë mëritë personale por të bashkohet dhe të rrëzojnë Edi Ramën.
Ndoka shkruan “Epoka e Berishës” ka përfunduar dhe se të mënjanuarit nga listat e Kuvendit, nuk po dinë ku janë, çfarë kërkojnë dhe ku do të shkojnë.
Postimi i plotë
Kryetari nuk hiqet me statut! Bashkohuni të gjithë të rrëzojmë Ramën!
Debatet në partinë më të madhe opozitare, janë sponsorizuar këto ditë në mediat proqeveritare, sa të krijohet ideja se kjo parti ka probleme të mëdha, ndaj do duhet të durojmë edhe për ca vite Edi Ramën dhe partinë e tij të shpartalluar!
Rilindja nuk funksionon si parti, nuk voton fare kryetarin, nuk ka debat, nuk ka mendim, nuk ka demokraci, por ka vetëm kryetar që ka vjedhur zgjedhjet dhe po keqqeveris vendin prej pesë vitesh!
Kjo është e keqja më e madhe e vendit; ‘rilindje’ që nuk lindi kurrë dhe qeveri e lindur nga krimi, droga, korrupsioni, oligarket, shokët dhe shoqet e kryeministrit!
Mungesa e demokracisë në PS është problem kombëtar dhe interes i drejtpërdrejtë për publikun, sepse është parti që po qeveris vendin duke dhunuar çdo institucion e duke i shpallur luftë çdo qytetari me taksat dhe fodullëkun e saj!
Partia Demokratike është partia, që lindi si shpresë për të gjithë shqiptarët; drejtoi vendin për disa vite në pluralizëm. Unë bëj pjesë te kritikët e kësaj partie, kam kërkuar sëbashku me të tjerë reformimin e saj vite më parë!
Sali Berisha mbetet një burrë shteti, autoritar, konseguent, mbajtës i fjalës, por edhe i ashpër deri në ekstrem.
Epoka Berisha është mbyllur me dorëheqjen e tij, sipas gjykimit tim me bilanc pozitiv dhe shumë arritje për vendin dhe PD!
Stafi politik dhe bashkëpunëtorët e z.Berisha nuk kanë arritur ta kuptojnë akoma, se dorëheqja vlen edhe për ta, moralisht dhe politikisht.
Si personazhe të rritur nën hijen e Berishës, tashmë në ‘diellin përvëlues’ të mënjanimit të tyre nga listat e Kuvendit, nuk po dinë ku janë, çfarë kërkojnë dhe ku do të shkojnë.
Shumica e tyre i përkasin rrymës konservatore në PD, alternativa e vetme për ta ishte; ‘rroftë Berisha’!
Personazhe, që nuk krijuan profil politik, që nuk u distancuan kurrë nga gabimet e PD- së dhe të Berishës ndër vite, përkundrazi morën role servilash në parti dhe përfituesish në qeveri!
Kur Olldashi mori kurajën qytetare dhe politike, të konkurojë Bashën në PD, këto sejmenë konjukturash u fshehën poshtë batanijes së Berishës dhe parfumoseshin me ‘pordhët’ e tij!
E braktisën Olldashin dhe statutin!
(M.Q/Faxweb)