16:37 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aleati i Ramës jep lajmin: Javën e ardhshme ndërhyjnë amerikanët

16:15 | 13/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Do çoja shqiponjën…”, Meta në dilemë për Ramën dhe Bashën

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, aleati “besnik” i kryeministrit Rama, Paskal Milo tha se një ditë më parë është takuar me Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer.

Ndërkohë që nuk ka preferuar të tregojë detaje të bisedës që ka zhvilluar me zyrtarin e lartë amerikan, Milo tha në “Top Talk”  se nga java tjetër ndërkombëtarët do fillojnë që të rrahin fort sinjalet e alarmit.

“Ndërkombëtarët kanë dashur që ngjarjet në Shqipëri, mbështetur edhe nga përvoja e hidhur e së kaluarës, të mos japin shanse të përsëritjes së krizave të thella politike dhe sociale. Nuk besoj se ndërkombëtarët do të rrinë duarkryq. Deri më tani ata kanë dërguar mesazhe të tilla për gjetjen e konsensusit.

Dje kam takuar Palmerin në Prishtinë dhe bisedova me atë për disa minuta. I shpreha shqetësimin për rolin që duhet të luajnë SHBA për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. I fola për dekretin e Presidentit. Ai pranoi që është thjeshtë një dekret por nuk është zgjidhje, ashtu sikurse palët duhet të ulen vetë. Po rrinë e po shikojnë pozicione të ngurtësuara. Ata deri më tani do të jenë monitorues të situatës deri në fund të javës dhe jo vetëm ata, por edhe vendet anëtare të Bashkimit Europian. Nga java tjetër do fillojnë që të rrahin fort sinjalet e alarmit. Ky është një dështim për politikën shqiptare”, tha Milo.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Prishtinë u përkujtua 20 vjetori i Çlirimit të Kosovës ku në ceremoninë e zhvilluar atje, morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar, si kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe deputetë e ish-deputetë. Ndërkohë nga Amerika të ftuarit special ishin ish-presidenti i këtij shteti, Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright si dhe zv.ndihmës sekretari amerikan Mathew Palmer.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: javen e ardhshme nderhyjne amerikanetMathew Palmerpaskal milo
Pas

Parlamenti ‘rrëzon’ Metën, sa deputetë votuan kundër vendimit të Presidentit

Para

Votuan kundër Rezolutës për dekretin e Presidentit, cilët janë 7 deputetët që mbështetën Metën

Para
Prestigjozja gjermane artikull për Shqipërinë: Demokracia në krizë, Rama kërkon të rrëzojë Presidentin

Votuan kundër Rezolutës për dekretin e Presidentit, cilët janë 7 deputetët që mbështetën Metën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Goditje e paprecedentë, Izraeli sulmon burgun më të njohur të regjimit iranian

Së shpejti fluturime direkte nga Tirana në SHBA, Rinasi në përgatitje

Goditi makinën e 18-vjeçarit me automjetin e tij disa herë, arrestohet i riu

Kriza në Iran/ Plan për të larguar Ajatollah Khamenein, zyrtarët flasin për fundin e tij

Shqipëria drejt një sistemi pronësie modern europian, miratohet udhërrëfyesi për digjitalizimin e Kadastrës 2025-2028

Ministri Balla takon shqiptarët e suksesshëm në Toskana: Falenderim për promovimin e Shqipërisë

Tragjedi në Shkodër/Gjendet i pajetë 70-vjeçari nga Tirana në lumin Buna

Kuvendi i Shqipërisë prezanton portalin e-Legjislacioni: Spiropali: “Hapim një kapitull të ri për mënyrën se si hartojmë, diskutojmë dhe miratojmë ligjet”

Proda dhe drejtuesi britanik nxisin bashkëpunim të thelluar kundër krimit të organizuar

Hungaria dhe Sllovakia frenojnë paketën e sanksioneve të BE-së ndaj Moskës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.