04:49 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Aleati i Ramës: Kërkesa për qeveri teknike, alibi politike. Zgjidhja e krizës, në tavolinë

08:58 | 16/04/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aleati “tradhëton” Ramën, zbulon arsyen e shkarkimit të Tahirit: Për t’i dhënë opozitës një karrotë

Kreu i PDS-­së Paskal Milo përsa i përket krizës politike në vend ka theksuar se kërkesa për qeveri teknike e opozitës është alibi politike dhe jo kërkesë e mbështetur në arsye reale.

Sipas Paskal Milos kriza ka vetëm një zgjidhje: bisedime në mos dypalëshe me faktorin ndërkombëtar, në këtë rast pse jo edhe me ndërmjetësinë e Partisë Popullore Europiane, siç u propozua dje nga tavolina e maxhorancës. “Zgjidhja duhet gjetur në tavolinë e jo të vijë nga rruga. Këtu dallohen partitë demokratike me frymë europiane nga partitë “revolucionare” të stilit bolshevik e anarkist.”, u shpreh Milo.  Në një intervistë për “Panoramën”, Milo e sheh mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve si variantin ekstrem të krizës.

 INTERVISTA:

Zoti Milo, ju jeni pjesë e koalicionit të majtë. Vendi është në një krizë që rrezikon dështimin e zgjedhjeve, ku opozita kërkon qeveri teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Si i vlerësoni këto kërkesa?
Kërkesat e opozitës duhen marrë të gjykuara brenda “nacionalitetit” konfliktual të politikës shqiptare këtu e 26 vite të shkuara. E kam thënë dhe po e përsëris që kërkesa për qeveri teknike është alibi politike dhe jo kërkesë e mbështetur në arsye reale. Krijon precedent, nuk duhet menduar vetëm për sot, por edhe për nesër. Për sa u përket kërkesave të tjera për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku ka arsye për shqetësime, opozita duhet t’u përgjigjet ofertave të përsëritura të PS­-së për t’u ulur në bisedime e për t’u dhënë zgjidhje të mundshme atyre. Shtyrja e zgjedhjeve është varianti i krizës në ekstrem. Mendoj se nuk janë shteruar mundësitë për të gjetur një konsensus për të mos delegjitimuar zgjedhjet e 18 qershorit. Çdo vonesë në gjetjen e kompromiseve do të vinte në dyshim këtë datë. Nëse opozita është në kërkim të garancive për zgjedhje të lira e të ndershme, ajo duhet të jetë e interesuara e parë për t’u ulur në tavolinë një orë e më parë.

Në këtë situatë ku ndodhen palët, si mund të zgjidhet kjo krizë?
Për mendimin tim, kriza ka vetëm një zgjidhje: bisedime në mos dypalëshe me faktorin ndërkombëtar, në këtë rast pse jo edhe me ndërmjetësinë e Partisë Popullore Europiane, siç u propozua dje nga tavolina e maxhorancës. Zgjidhja duhet gjetur në tavolinë e jo të vijë nga rruga. Këtu dallohen partitë demokratike me frymë europiane nga partitë “revolucionare” të stilit bolshevik e anarkist.

Si e shihni rolin e ndërkombëtarëve në këtë situatë, kur për dy muaj duhet të shkojmë në zgjedhje?
Partnerët ndërkombëtarë nuk kanë pritur që në një vend anëtar të NATO-­s dhe kandidat për anëtar i BE­-së të mund të ketë nevojë për ndërmjetësimin e tyre. Albanizimi politik rrezikon të kthehet në një normë që, së bashku me maqedonizmin politik, t’i rikthejnë Ballkanit Perëndimor imazhin e vjetër pezhorativ të fuçisë së barutit. Ndërkombëtarët janë lodhur me politikën shqiptare. Aktualisht, edhe partnerët politikë konservatorë e popullorë europianë të PD­së po i bëjnë thirrje për t’u kthyer në Parlament e për ta gjetur zgjidhjen atje.

Ju do të jeni pjesë e koalicioni me PS-­në në këto zgjedhje?
PDS është shprehur e gatshme për negociata për një marrëveshje të re e me garanci zbatimi për bashkëpunim elektoral e qeverisës me PS-në. Nëse do të ketë vullnet edhe nga aleatët e vjetër për një marrëveshje të tillë, ne jemi gati të negociojmë.

(J.V/Shuplaka)

Etiketa: paskal milo
Pas

Ministri Gjerman: BE duhet të ndihmojë përmirësimin e jetës në Ballkanin Perëndimor

Para

Barcelona këmba-këmbës me Realin. -3 pikë para ‘El Clasicos’

Para
Barcelona këmba-këmbës me Realin. -3 pikë para ‘El Clasicos’

Barcelona këmba-këmbës me Realin. -3 pikë para 'El Clasicos'

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.