Partia e Unitetit Kombëtar me kryetar Idajet Beqirin ka dorëzuar në KQZ kërkesën për ç’regjistrim nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.
Sipas raportimeve zyrtare kjo kërkesë pritet të shqyrtohet në mbledhjen e sotme të këtij institucioni të orës 13:00.
Sipas kërkesës të PUK, vendimi i Presidentit Meta për të ç’dekretuar 30 qershorin si datë e zgjedhjeve lokale është botuar në Fletoren Zyrtare, pavarësisht se KQZ në mbledhjen e saj të datës 10.06.2019 e cilësoi të pavlefshëm vendimin e tij për të ç’dekretuar zgjedhjet e 30 qershorit.
Në shkresën zyrtare PUK arsyeton se: Pas shqyrtimit të të gjitha fakteve vendosi të tërhiqet nga zgjedhjet e 30 qershorit dhe të hiqet Partia e Unitetit Kombëtar nga listat e votimit.
Po nga këto raportime thuhet se çështja pas shqyrtimit do të shkojë në Kolegjin Zgjedhor.
Sipas burimeve për Fax Neës kjo mund të jetë një lëvizje nga maxhoranca për të shkuar lehtësisht drejt një marrëveshjeje politike mes palëve për të shkuar drejt një date të re zgjedhjesh dhe zbutjen e krizës politike në vend.