Petro Koço dhe Partia e tij PSV 91 morën vendimin për të mos garuar në zgjedhjet e 18 Qershorit. Ky vendim sipas një deklarate të PSV 91 është marrë në ndihmë të Partisë Socialiste.
Në një kohë që nuk ka koalicione sipas njoftimit dalja veçmas e çdo partie të vogël dëmton PS-në.
”Në rrethanat e krijuara pas pamundësisë së rregjistrimit të koalicioneve parazgjedhore pjesëmarrja e shumë subjekteve të majta socialiste në proces e dëmton rezultatin elektoral të forcës së pare politike PSSH dhe punon në të kundërt të garancisë të së drejtës së propozimit të kryeministrit”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
DEKLARATE PER SHTYP
1. PSV 91 nuk u rregjistrua per te marre pjese ne zgjedhjet e 18 Qershorit per arsye te taktikes elektorale.
2. Ne rrethanat e krijuara pas pamundesise se rregjistrimit te koalicioneve parazgjedhore pjesemarrja e shume subjekteve te majta socialiste ne proces e demton rezultatin elektoral te forces se pare politke PSSH dhe punon ne te kundert te garancise te se drejtes se propozimit te kryeministrit.
3. Pra kur subjektet rrregjistrohen secila vetmas atehere vota duhet te perqendrohet tek subjekti kryesor qe te fitohet e drejta e kryeministrimit.
4. Nisur nga kjo logjike cdo vote per PSV 91 do te perqendrohet te PSSH.
5. Nese ne 19 Prill do ishin rregjistruar koalicionet parazgjedhore atehere do te duheshin sa me shume subjekte politike ne krah te PS per te ushqyer fitoren e sigurt te zgjedhjeve.
6. E gjithe kjo ka kuptim duke llogaritur qe PD do te mund te behet pjese e procesit dhe te heqe dore nga veteperjashtimi.
7. Falenderoj kryesuesit e listave me kandidate per deputete te PSV 91 ne qarqet Tirane, Durres, Elbasan, Lezhe, Korce etj per potencialin, gadishmerine, punen pergatitese, bashkepunimin dhe mirekuptimin e deshmuar. (E.K/SHUPLAKA)