17:47 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Aleati i Trumpit, Steve Bannon fillon vuajtjen e dënimit me burgim për shpërfillje

09:10 | 02/07/2024
në Bota, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aleati i Trumpit, Steve Bannon fillon vuajtjen e dënimit me burgim për shpërfillje

Steve Bannon – aleati i kamotshëm me ndikim ish-presidentit amerikan, Donald Trump – u dorëzua të hënën te autoritetet e burgut për ta filluar vuajtjen e një dënimi me katër muaj burgim për shpërfillje të Kongresit amerikan.

Bannon ishte shpallur fajtor për mospërfilljen e ftesës së komisionit hetues të Kongresit amerikan, që po hetonte sulmin e 6 janarit 2020 në Kapitol.

Bannon mbërriti në burgun federal të sigurisë së ulët në Danburi, Konektikut, të hënën pasdite.

Duke folur për gazetarë pasi mbërriti për ta vuajtur dënimin, Bannon tha se është “i burgosur politik”.

“Jam krenar që sot po shkoj në burg. Jo vetëm që nuk kam pendesa, por jam krenar për atë që kam bërë”, tha Bannon.

Ish-presidenti Donald Trump është kandidati republikan që sfidon presidentin demokrat Joe Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA.

Ky dënim mund ta mbajë Banonin në burg gati deri në ditën e zgjedhjeve. Të burgosurit në burgjet federale nuk kanë qasje në internet apo rrjete sociale, që gjë do ta bënte të vështirë për Bannonin të komunikojë me mbështetësit e vet të podkast “War Room”.

Të premten, Bannon e humbi përpjekjen e çastit të fundit për t’i shpëtuar burgut, kur Gjykata Supreme e hodhi poshtë kërkesën e tij për ta shtyrë dënimin derisa ai ta shterojë procesin e apelit kundër dënimit ndaj tij.

Ai u dënua me katër muaj burgim pasi u shpall fajtor në vitin 2022 për dy akuza për shpërfillje të Kongresit.

Ndaj tij u ngrit aktakuzë pasi nuk kishte pranuar t’i dorëzonte dokumentet, apo të dëshmonte në komisionin hetues të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili udhëhiqej nga demokratët, për trazirat në Kapitol nga mbështetësit e Trumpit, i cili kishte synuar ta parandalonte certifikimin e fitores së Bidenit në zgjedhjet e vitit 2020.

Etiketa: donald trumpshbasteve bannon
Pas

I riu nga Shkodra gjendet me fraktura në kokë në Lezhë, dyshohet se është dhunuar

Para

Goditi një nga këshilltarët bashkiakë në Elbasan, nisin hetimet për 68-vjeçarin

Para
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Elbasan, një qytetar godet një nga këshilltarët socialistë

Goditi një nga këshilltarët bashkiakë në Elbasan, nisin hetimet për 68-vjeçarin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

Von der Leyen: Plani “ReArm Europe 2030” mobilizon 650 miliardë euro për mbrojtjen

Nuk do të ketë përsëritje zgjedhjesh në Dibër/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Sërish aksident në Lungomare/ Përplasje mes dy makinave, vetëm dëme materiale

Meme për JD Vance i kushton pushimet/ 21-vjeçari norvegjez dëbohet nga SHBA

Teherani përgatitet për tubim popullor pas thirrjes së liderit suprem për “fitore ndaj Izraelit”

Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte gabim, por shpresoj të ketë sukses

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, Bajrat dhe Bilali i drejtohen Gjykatës së Lartë

Teherani jep mesazh për qetësim: S’do të ketë sulme nga ne, nëse Izraeli ndalon i pari

Kriza në Lindjen e Mesme/Meloni mbron Trump në Senatin italian: Nuk shkaktoi kaos

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.