Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i dalë si deputet nga listat e Partisë Demokratike shprehet në një intervistë për mediat se një kufizimi i mandatit të kryetari, duhet të ishte reflektuar në ndryshimet e reja statutore, që pritet t’i kalojnë për votim Kuvendit Kombëtar.
“Kush humb zgjedhjet s’duhet të rrijë më. Duhet të kishte një gjë të shkruajtur, unë them po.” – shprehet Dashamir Shehi.
Analizën për humbjen në zgjedhje e sheh të vonuar nga ana e Lulzim Bashës. Aleatit të tij në opozitë i rendit tre arsye që sipas tij çuan Partinë Demokratike në disfatën e 25 qershorit 2017 – marrëveshja e 18 majit mes Bashës dhe Ramës, mospërfshirja në nivelin e duhur në Reformën në Drejtësi dhe tërheqja nga Reforma Administrative.
Për ta rikthyer në një alternativë qeverisëse të djathtën, Shehi e fton Lulzim Bashën të hapë partinë të lejojë mendimin ndryshe dhe të shkohet drejt një fronti të madh. Në të kundërt, Shehi paralajmëron një skenar më të zymtë për Partinë Demokratike se ai i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.
“Formula e bashkimit është të pranojmë të ndryshmen. PD do hap fare për korrente të ndryshme politike, do heq gardhi fare. Ta bëjmë front nëse duam të rikthehemi forcë qeverisëse.
Debati brenda vetes është i shëndetshëm. Do bërë që tani që në zgjedhje të jenë platformat që bashkojnë njerëzit. Kush ka frikë nga debati s’ka gjë në vijë. Për të hapur një faqe të re i takon Bashës të bëjë një hap të madh, të bëjë revolucionarin, të dali dhe tu thotë ju keni korrentin tuaj se kjo bashkon, kjo është mënyra për të bërë politikë.
E ftoj Bashën të bëjë një parti europiane me mendime të ndryshme me korrente. Këtë i ftoj të bëjnë në kongres. A është i zoti ta beje këtë PD kjo e shpëton të djathtën kjo është lëvizje e madhe politike që thyen rregullat e sistemit, pjesa tjetër s’bën gjë. Nëse gjithkush do të mbajë karrigen e vetë, s’është çudi që në zgjedhjet e tjera kjo karrige të bëhet më e vogël.” – u shpreh Dashamir Shehi.