19:24 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksioni i opozitës, Biberaj pranon dy gabimet e PD-së: Ka ardhur momenti për aksione konkrete

18:14 | 01/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksioni i opozitës, Biberaj pranon dy gabimet e PD-së: Ka ardhur momenti për aksione konkrete

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, deklaroi se djegia e mandateve dhe mosfutja në zgjedhjet lokale në vitin 2019 ishin dy lëvizje të gabuara, pasi sipas tij qeverisja e Ramës nuk reagoi.

Biberaj theksoi se protestat e tyre duhet të ishin radikalizuar dhe të përmbylleshin me rrëzimin e kësaj qeverisje, ndërkohë që shtoi se do të vijë momenti që qytetarët Ramën do ta tërheqin zvarrë.
Po ashtu Biberaj tha se ka ardhur momenti për aksione konkrete dhe se nuk mund të vijohet me me qarje, por duhen protesta.

“Natyrisht duke e nisur me djegien e mandateve dhe me bojkotimin e zgjedhjeve lokale, mendojmë se sot se të dyja ishin lëvizje të gabuara dhe qeverisja nuk reagoi dhe i gjithë pushteti shkoi tek Rilindja, ndërkohë që situata në Shqipëri vijon të përkeqësohet.
Problemi është se ju përmendët dhe Bashën dhe Berishën, janë dy modele të ndryshme. Me protestat arritëm një masivitet, gabimi ynë është se përdorëm tullumbace dhe lule, kjo klimë banditësh nuk mund të përmbyset me protesta të këtij modeli. Shikoni çfarë po ndodhe në SHBA. Nëse përballë kemi një polici të inkriminuar dhe një administratë publike të korruptuar çfarë duhet të bësh, duhet të protestosh.

Kemi pasur protesta të jashtëzakonshme, protesta duhet të shoqëroheshim me rrëzimin e qeverisë. Më thoni çfarë regjimi ka ikur me dëshirë?! Do të vijë momenti, që këtë do ta tërheqin zvarrë dhe ta rrëzojnë dhe do ta largojnë nga Shqipëria. E keqja ka shkuar në ekstremet të veta. Mos të harrojmë se në protesta tona kanë ardhur dhe të majtë dhe të djathtë. Protesta duhet të rrëzonin qeverinë.

Kjo për zotin Basha është eksperienca e parë në opozitë. Unë e shoh me një ekip shumë të mirë. PD bashkë me aleatët do të ketë një qeverisje komplet ndryshe nga modeli i Ramës. Për hir të vërtetës mendoj se jemi të gatshëm që po të futemi nesër në zgjedhje ne do të fitojmë. Ka ardhur momenti për aksione konkrete, nuk mund të vazhdohet vetëm me qarje. “- tha Biberaj.

Etiketa: aleksander biberaj
Pas

E FUNDIT/ A do të vijojnë takimet e Këshillit Politik, zbardhet vendimi i opozitës

Para

VIDEO/ Momenti kur Eros Grezda qèllon me grùsht futbollistin kroat: Më ofèndoi për kombësinë

Para
VIDEO/ Momenti kur Eros Grezda qèllon me grùsht futbollistin kroat: Më ofèndoi për kombësinë

VIDEO/ Momenti kur Eros Grezda qèllon me grùsht futbollistin kroat: Më ofèndoi për kombësinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aludimet për ndërhyrjen e Gonzatos në raportin e OSBE/ODIHR, BE: Pretendime të rreme! Bashkimi Evropian nuk kërkon të ndikojë në proces!

“Dua të bëj marrëveshje me Iranin”, Trump paralajmëron: Nëse vazhdon të sulmojë fqinjët, do detyrohem të…

Numërimi i votave për kandidatët e listës së hapur, Gjirokastra fut në Kuvend Tërmet Peçin, lë jashtë Arben Ristanin

Meloni uron Ramën për rizgjedhjen: Miqësia mes Italisë dhe Shqipërisë po forcohet më tej

6 kutitë e fundit në Durrës! PS vijon kryesimin, socialistët mbrojnë mandatin e 8-të, PD merr 6

Numërimet për kandidatët në qarkun e Kukësit, si paraqiten rezultatet aktuale

Elbasan/ Nis procesi i numërimit të votave për kandidatët

Tropojë/Vijon numërimi në KZAZ nr. 35, drejt fundit të procesit

Votat preferenciale në Tiranë/ Kryesojnë Gonxhja, Xhafaj, Rakipi dhe Alimehmeti! Tabaku në garë me Lorenca Hoxhën. Mbetet jashtë Kuvendit Majko, Meta e Qori

“Edi Rama fitore historike!” Mediat greke shkruajnë për zgjedhjet e 11 majit: PS drejt mandatit të katërt!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.