Ish deputeti i partisë Demokratike Aleksandër Biberaj i ftuar në Fax News, foli në lidhje me dakordësinë e palëve politike për ndryshimet në Reformën Zgjedhore.
Biberaj tha se kjo nuk ishte arritja me e mirë, por shtoi se u arritën disa gjëra që garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Nuk ishte me e mira. Ne kemi 30 vite që bëjmë Reforma Zgjedhore sa herë që kemi zgjedhje dhe jemi bërë qesharak në opinionin ndërkombëtar. Nuk është problemi tek Reforma sesa tek vullneti i qeverisjes për të manipuluar sistemin zgjedhor.
U arritën disa gjëra që na japin shpresë se me përsëritjen e zgjedhjeve vendore dhe me zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme, pra do të kemi një farë garancie që procesi i zgjedhjeve do të jetë i lirë dhe i ndershëm që opozita normalisht do ti fitojë. Ishte një zhvillim në drejtimin e duhur dhe natyrisht nuk plotësoi të gjitha pritshmëritë e opozitës.
Nuk mjaftohemi me këto kompetentë, por ne kemi sfidat tona për të organizuar një proces zgjedhor aq sa varet nga ne në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë dhe të ndershme në mënyrë që opozita të ketë një mazhorancë apsolute në zgjedhjet e ardhshme.”- tha Biberaj.
I pyetur në lidhje me listat e hapura dhe propozimet e opozitës së reja, Biberaj tha se kërkesa e tyre parimisht është e drejtë, por më shumë duket si një lojë e qeverisë.
Po ashtu Biberaj shtoi se opozita është shprehur pro listave të hapura, por nuk ka pranuar mazhoranca pasi nuk ishte e mundur që të realizohej.
“Parë në këndvështrimin parimor është e drejtë por më shumë, por më shumë duket si loje qeverisë me këtë lloj opozite e cila ka treguar se nuk është opozitë reale, por kanë votuar siç ka votuar qeverisja. Si kërkesë parimore e kemi pasur edhe ne në planet tona, por nuk pranoi mazhoranca dhe nuk ishte e mundur të realizohej. Ne jemi shprehur se me marrjen e mazhorancës ne do të ndryshojmë dhe sistemin zgjedhor, ku diskutohet se do të mazhoritar i pastër, ose mazhoritar me propocional, ose propocional me lista të hapura me korrektim kombëtar.”- tha Biberaj.(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post