Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, komentoi ngjarjen e bujshme të ndodhur pak kohë më parë, ku policia arrestoi këngëtarin e njohur, Aleksandër Gjoka, pasi u kap i dehur në timon.
Prençi tha se policia duhet ta kishte marrë me makinë këngëtarin Gjoka dhe ta çonte në shtëpinë e tij, duke shtuar se ai ka 30 vite që pi alkool, ndaj dhe nuk përbën lajm arrestimi i tij.
“Është komplekse puna e aksidenteve, sepse gjithmonë ka pasur, por nuk mendoj se është zgjidhur gjë me iniciativat e policisë. Nuk vjen e keqja nga Aleksandër Gjoka, policia duhet ta merrte me makinë e ta çonte në shtëpi. Do më kënaqte më shumë kjo, se sa arrestimi i tij. Ai ka pirë alkool ka 30 vjet. Masat e Lleshajt më duken më shumë propagandë, se sa për të ndryshuar gjendjen. Është më mirë që qytetari të ndëshkohet me gjobë pa kontaktuar me policin fare, siç ndodh në gjithë botën, se sa një përballje sy më sy.”- tha ai.