Fax News ka shkuar në banesën e familjes Petanaj në Vlorë, ku djali i tyre Aleksandri, u vrá mbrëmjen e djeshme në afërsi të Pyllit të Sodës. Djali i xhaxhait të të riut që humbi jetën shprehet se 26 vjeçarit i kanë zënë pritë 10-15 veta, me dy makina, teksa ishte duke u kthyer me biçikletë nga puna që bënte në mobileri.
Ai tregon se vëllai më i vogël i Aleksandrit, ishte zënë me disa adoleshentë të tjerë, dhe kjo duket se është bërë shkak për kònfliktin fatal të ndodhur mbrëmjen e djeshme.
“Aleksandri po kthehej natën nga Vlora me bicikletë. Kishte qenë në punë në mobileri. Në pyll të sodës i kanë bërë pritë. Kanë qenë rreth 10-15 vetë me dy makina. Pasi e kanë shárë dhe gòditur disa herë e kanë qëlluar me thíkë. Ai që e qëlloi është shok klase me vëllain e Aleksandrit. Janë zënë edhe më parë, por gjëra fëmijësh.
Ndoshta kanë dashur ta trembin, nuk e dimë. Jemi në një lagje me atë që është árrestuar, Gabrielin. Por me Gabrielin kanë qenë edhe djem të tjerë, të rritur, më makina. Ne nuk e lëmë me kaq. Na iku djali. Aleksandri nuk ngácmonte njeri, punonte gjithë ditën në mobilieri”, është shprehur djali i xhaxhait të víktimës, G.P për Fax Neës.
Të gjendur pranë familjes Petanaj, babai i 26 vjecarit në gjendje shoku, ka thënë për gazetaren Afrovita Hysaj: Nuk di ctë them, nuk e besoj. Djali nuk është kap ndonjëherë me njeri.
Kujtojmë se 26-vjeçari Petanaj u dërgua pas mesnate në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën, dhe më pas nuk mundi të mbijetonte, ndërsa për ngjarjen u arrestua një 26-vjeçari. (E.K/Faxweb.al)