11:35 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I njohur për Másakrën e 7 Prillit në Vlorë/ Kush është Aleksandër Llanaj i pikasur sot nga OFL

12:44 | 09/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I njohur për Másakrën e 7 Prillit në Vlorë/ Kush është Aleksandër Llanaj i pikasur sot nga OFL

OFL ditën e sotme u ka nisur kërkesën me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 shtetasve, por njëri nga shtetasit nuk është emër i padëgjuar. Aleksandër LLanaj nga qyteti i Vlorës njihet për Másakrën e 7 Prillit në 2015-ën të ndodhur në Vlorë.

Gjykata e Apelit në Vlorë asaj kohe e ka dënuar me 35 vjet heqje lirie Aleksandër Llanajn dhe me nga 24.4 vite burg shtetasit Ani Begajn dhe Bertil Aliajn. Që të tre këta persona u shpallën fajtorë për një vrasje të trefishtë të ndodhur në prill të vitit të kaluar në qytetin e Vlorës.

Seanca ndaj këtyre shtetasve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe për këtë ata kanë përfituar uljen e dënimit me 1/3-tën, pasi më herët gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë e cila kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Llanajn dhe dënimin me 35 vite burg për 2 të tjerët. Nga ana tjetër organi i akuzës, kërkoi shpalljen e tyre fajtorë për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim. Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj gjetën vdekjen në përplasjen e armatosur të ndodhur më 7 prill 2015 në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës.

Nga hetimet e policisë dhe të prokurorisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Një ditë pas ngjarjes së rëndë, pikërisht me 8 prill 2015, Policia e Vlorës zbardhi në mënyrë të detajuar gjithë dinamikën e përplasjes së armatosur.

Masakra e 7 prillit

Mëngjesin e 7 prillit të vitit të kaluar një debat mes të rinjve në një kazino të qytetit bregdetar ka përfunduar në një masakër të vërtete, pasi tre të rinj humbën jetën si pasojë e përplasjes me armë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë. Sipas prokurorisë, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, të cilit ndodheshin në një kazino të qytetit kanë ofenduar dhe më pas kanë dhunuar edhe fizikisht Xhuliano Lutaj. Menjëherë pas këtij debati Lutaj i ka treguar gjithçka shokut të tij Albi Limaj.

Ky i fundit ka lajmëruar Aleksandër Llanajn, shok i tyre, ndërsa pak orë më vonë tre të rinjve u bashkohen edhe Ani Begaj dhe Berti Aliaj. Të hipur në një automjet tip BMV X5 të rinjtë kanë shkuar të sqarohen në një lokal në lagjen “Çole” ku ndodhej grupi tjetër i të rinjve. Të dyja palët kanë qenë të armatosur ne momentin kur filluan të debatonin dhe pas konfliktit fizik gjithçka përfundoi në përdorimin e armëve.

Nga të shtënat mbeti i vdekur Haki Rakipi, Ardi Velaj dhe Albi Limaj. Pas ngjarjes u arrestuan të gjithë të rinjtë, por në 23 shtator 2015 Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, zbuti masën e sigurisë për Ani Begajn dhe Berti Aliajn nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Akuza ndaj tyre bazohet në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, aktet e ekspertimit kimik, aktet e ekspertimit balistik, aktet e ekspertimit mjeko-ligjor, tabulatet telefonike, përgjimet e kryera, procesverbali për këqyrjen e pamjeve filmike si dhe nga thëniet e personave të pyetur si deklarues. Prokuroria e Vlorës kërkoi burgim të përjetshëm për të dyshuarin kryesor të tre vrasjeve në lagjen “Çole” të Vlorës, Aleksandër Llanaj. Kurse për dy personat e tjerë të akuzuar, Bertil Alliaj dhe Ani Begajn ka kërkuar nga 35 vjet burg. Përfundimisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë çmon se i pandehuri Aleksandër Llanaj ka kryer veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” të shtetasve Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj të kryer në bashkëpunim.

Etiketa: aleksander llanaj
Pas

“Është moment historik”, flet për herë të parë kryenegociatori i Shqipërisë në BE, çfarë duhet të bëjnë palët për të arritur suksesin e negociatave

Para

Më 9 maj do të mbahen zgjedhjet e ardhshme? Flet Presidenti Meta: Po të ishte për mua, data do të ishte dje

Para
Më 9 maj do të mbahen zgjedhjet e ardhshme? Flet Presidenti Meta: Po të ishte për mua, data do të ishte dje

Më 9 maj do të mbahen zgjedhjet e ardhshme? Flet Presidenti Meta: Po të ishte për mua, data do të ishte dje

Discussion about this post

 



Të Fundit

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

Iran, arrestohen 22 persona ‘të lidhur me shërbimet sekrete izraelite’

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.