Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka dhënë një intervistë për Finacial Times, ku ka shpjeguar se pse ai kërkon një mandat të dytë në krye të vendit.
Ndër të tjera në intervistën e tij ai flet për marrëdhëniet me vendet fqinje dhe veçanërisht Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama.
“Një hap tjetër logjik do të ishte trajtimi i problemeve në marrëdhëniet greko-shqiptare, të cilat kanë mbetur hapur pas një dialogu të premtuar për t’u mbajtur që në nëntor të 2017-ës. Çështjet e pazgjidhura përfshijnë kufijtë detare, çështje teknike të ligjit të luftës që ka ekzistuar ndërmjet dy vendeve që nga viti 1945 dhe statusin e minorotetit etnik grek në Shqipëri”, shkruan FT.
Tsipras tha se ai ia kishte shpjeguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që Tirana duhet t’i mbrojë më shumë të drejtat e grekëve etnikë ose ndryshe rruga e këtij vendi drejt anëtarësimit në BE do të jetë e mbyllur.
“Nëse Shqipëria i përmbush detyrimet e të drejtave të njeriut”, thotë Tsipras, “Greqia dhe unë personalisht, do të mbështesim vendimin e duhur në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të hapin procesin e anëtarësimit të tyre në BE së bashku….Por ne nuk do të rrezikojmë procesin e anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ajo ka bërë përparim. Do të ishte e padrejtë”.
Tsipras theksoi se Greqia nuk dëshrion të fitojë reputacion duke u dhënë leksione të tjerëve, duke vënë veton ose kushte tepër të ngurta për vendet që aspirojnë në VE. “Popujt e Ballkanit kanë nevojë për nxitje për reforma’ ka theksuar ai.
(E.K/Faxweb.al)