Alketa Vejsiu ka kujtuar të ndjerin Ergi Dinin. Moderatorja Vejsiu na ka rrisjellë edhe njëherë momente nga ‘X Factor” ku fitues i edicionit të tretë ishte Ergi Dini.
Së fundmi në një postim në Instagram moderatorja ka kujtuar momentet më të bukura të këtij spektakli dhe është shprehur se e ka marrë shumë malli për të. Madje do të donte shumë ta përqafonte sërish.
“Më ka marrë malli për X Factor! #loveyouall#xfactoriane dhe veçanërisht një përqafim do kisha dashur tja jepja zëriit më të bukur të djemeve të zbuluar nga 4 edicionet #ergidini”, ka shkruar Vejsiu.
Ergi Dini u ndaj nga jeta pas një aksidenti me motor në zonën e bllokut në Tiranë. (J.V/Faxweb)