72-vjeçari Alexander Van der Bellen është zgjedhur Presidenti i ri i Austrisë.
Kandidati i majtë ka marrë deri tani mbi 53.5% të votave, ndërsa kandidati i ekstremit të djathtë, Norbert Hofer, 46.4%.
Aktualisht janë numëruar 58% e votave, por sipas ekspertëve nuk pritet që te këtë ndryshime të rezultatit.
Humbjen e zgjedhjeve e ka pranuar edhe vetë Hofer përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ju falenderoj për mbështetjen e madhe dhe më vjen keq që nuk i’a dolëm”, i drejtohet Hofer mbështetësve të tij në Facebook.