Ambasadori Italian, Angelino Alfano, ka bëtë të ditur se ambasadori i Koroes së Veriut do të duhet të largohet nga territori i Italisë.
“Ambasadori i Koresë së Veriut në Itali do të përjashtohet nga vendi në shenjë proteste për testet e fundit të raketave bërthamore dhe balistike”, tha ministri i jashtëm italian Angelino Alfano.
Megjithatë, Alfano i tha gazetës italiane :La Repubblica” se Italia nuk do të thyejë marrëdhëniet diplomatike me Korenë e Veriut, pasi tha se ishte e dobishme të mbante një kanal komunikimi
Koreja e Veriut po lëviz me shpejtësi drejt qëllimit të saj për të zhvilluar një raketë bërthamore të aftë për të goditur SHBA-në. Koreja e Veriut kreu testin e gjashtë dhe më të madh bërthamor në shtator, ku dhe ka kërcënuar të provojë bomba hidrogjeni mbi Paqësorin.
Të shtunën, Shtetet e Bashkuara thanë se po komunikonin drejtpërdrejt me Korenë e Veriut mbi programet e saj bërthamore dhe raketore, por që Koreja e Veriut nuk kishte treguar interes për dialog.
(S.SH/Shuplaka)